USAID/Shqipėri: Nga Populli Amerikan    
 
Kontakt Shqip l  English
Tabela lexon: Shėrbimet publike elektronike: Mė lehtė pėr biznesin nė Shqipėri!
 

Ju jeni kėtu >>
Faqja Kryesore >> Dhoma e Lajmeve >> Njoftime pėr Shtyp

Njoftim pėr Shtyp

PROKURIMI PUBLIK TASHMĖ DHE ELEKTRONIK

Kosto mė e ulėt, mė shumė transparencė, konkurrencė mė e lartė dhe efikasitet nė shpenzimin e fondeve publike

TIRANĖ, 17 prill 2008     Gjatė njė ceremonie publike, ku morėn pjesė Kryeministri Sali Berisha dhe Ambasadori i SHBA-sė nė Shqipėri, Xhon Uidhers II, sot, mė 17 prill 2008, u hapėn ofertat e dorėzuara nėpėrmjet internetit pėr njė procedurė prokurimi tėrėsisht elektronike, tė zhvilluar nga Njėsia e Zhvillimit tė Prokurimeve tė Pėrqendruara, e krijuar rishtazi nė Ministrinė e Brendshme. Ky tender pėr blerjen e shėrbimit tė internetit pėr shtatė institucione qendrore shqiptare ėshtė procedura e dytė e prokurimit e zhvilluar plotėsisht nėpėrmjet Sistemit tė Prokurimit Elektronik. Hapja e ofertave pėr tenderin e parė elektronik u krye nė datėn 9 prill 2008 nga Qendra Kombėtare e Regjistrimit.

Qeveria shqiptare u angazhua pėr realizimin e prokurimit elektronik si pjesė e pėrpjekjeve tė saj pėr rritjen e transparencės, tė efektshmėrisė dhe tė pėrgjegjshmėrisė nė fushėn e prokurimit publik, nė kuadrin e luftės kundėr korrupsionit dhe pėr nxitjen e konkurrencės sė lirė. Sistemi i Prokurimit Elektronik, i cili aksesohet nga pėrdoruesit pėrmes faqes nė Internet tė Agjencisė sė Prokurimit Publik (APP), www.app.gov.al, mundėson zhvillimin online tė tė gjithė procedurave tė prokurimit nė Shqipėri. Sistemi ėshtė ndėrtuar nė bazė tė direktivave tė BE-sė dhe plotėson standarde tė larta ndėrkombėtare, pėrsa i pėrket thjeshtėsisė nė pėrdorim dhe sigurisė qė ofron.

Sistemi i Prokurimit Elektronik tashmė pėrfshin tė gjitha njoftimet pėr tendera publikė nė Shqipėri. Dokumentet dhe njoftimet e tenderit publikohen nė adresėn www.app.gov.al dhe mund tė shkarkohen pa pagesė nga bizneset e interesuara, tė cilat tani dhe mund tė dorėzojnė ofertat e tyre pėr tenderat elektronikė nėpėrmjet Internetit. Pėrmes eliminimit tė dokumentacionit nė formė shkresore dhe thjeshtimit tė procedurave, sipas studimeve nga BE, prokurimi elektronik u kursen autoriteteve kontraktore nga 50% nė 80% tė kostos mesatare qė shpenzohet pėr prokurimin nė formė shkresore.

Tashmė, gjashtė institucione publike kanė shpallur pėrmes Sistemit tė Prokurimit Elektronik dymbėdhjetė njoftime tenderi, ku pėrfshihen pesė nga Ministria e Mbrojtjes, dy nga Ministria e Kulturės – pėr rikonstruksionin e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės dhe Librarisė Qendrore – si dhe nga Ministria e Mjedisit, Ministria e Bujqėsisė dhe Qendra Kombėtare e Regjistrimit. Kėto tendera elektronikė kanė vlera tė mallrave apo shėrbimeve qė kėrkohen nga 1 milion deri nė 1,58 miliardė Lekė.

Nė fjalėn e tij gjatė ceremonisė Kryeministri Berisha vuri nė dukje faktin se prokurimi elektronik do tė sjellė pėrfitime si pėr qeverinė, komunitetin e biznesit dhe nė fund tė fundit pėr publikun. Ambasadori Withers vlerėsoi qeverinė shqiptare pėr krijimin e Sistemit tė Prokurimit Elektronik, i cili sipas tij “do tė shihet si brenda dhe jashtė vendit, si njė ndryshim pozitiv pėr mjedisin e biznesit nė Shqipėri dhe si njė nxitės i mėtejshėm pėr investitorėt.”

Sistemi i Prokurimit Elektronik ėshtė zhvilluar nė kuadėr tė Marrėveshjes dyvjeēare Prag sė Sfidės sė Mijėvjeēarit pėr Shqipėrinė, e nėnshkruar ndėrmjet Qeverisė shqiptare dhe Korporatės sė Sfidės sė Mijėvjeēarit (www.mcc.gov). Nėn administrimin e USAID-it, ky projekt ndihmon nė reformimin dhe modernizimin e administratės tatimore, prokurimit publik dhe regjistrimit tė biznesit.

###


« Kthehu Pas
Rifreskimi i fundit: 17 Prill 2008
    Kėrko nė faqen e USAID/Shqipėri
 

Dhoma e Lajmeve

Njoftime pėr Shtyp
Fjalime
Galeri Fotografish
Rubrika Speciale
Nė Shtyp
 
 
   Deklarata e USAID-it pėr sigurinė dhe privatėsinė