jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit I SHBA
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Shkup, Republika e Maqedonisë flag graphic
Programe, Ngjarje dhe Informata
 
  Deklarim i Misionit Pozitat kyçe të ambasadës Çështje me Interes Deklarata për shtyp Raporte vjetore Qendra e burimeve të informacionit Programi i Këndit Amerikan Këmbim Studentësh Programi I Granteve të Vogla Arkiva

Article

Intervistë me Ambasadoren Xhilljan Millovanoviq

Televisióni ALSAT- M
25 Janar 2007
 
ALSAT-M tv Intervistë: (fotografia e zmadhuar)
ALSAT-M tv Intervistë: (fotografia e zmadhuar)


ALSAT M:
Mirëmbrëma shikues të nderuar nga unë Muhamed Zeqiri. E enjte ora 21 orar I zakonshm për emisionin Rruga drejtë... në Alsat. Sonte bashkë me mua në studio është ambasadorja e SHBA-së në Maqedoni z.Xhilijan Millovanoviq. Mirëseerdhët.
 
Ambasadorja Milovanoviq: Faleminderit zoti Zeqiri. Është kënaqësi të jem këtu. Faleminderit që më ftuat.
 
Me ambasadoren Millovanoviq do të flasim për zhvillimet politike në vend, sfidat që e presin Maqedoninë gjatë 2007 si dhe zhvillimet në rajon me theks të veçantë zgjedhjete në Serbi dhe statusit të Kosovës.
 
ALSAT M: Si i shifni paralajmërimet e reja nga opozita shiptare për bojkotimin e punës së Parlamentit?
 
 Ambasadorja Milovanoviq: Pikësëpari mendoj që është një vendim për të ardhur keq, nëse do të konfirmohet, pasi ende nuk është konfirmuar, të paktën nga BDI-ja. Është për të ardhur keq pasi njerëzit që votuan për BDI-në dhe PPD-në mendoj se votuan për të pasur përfaqësuesit e tyre në Parlament, për të punuar për ta në Kuvend. Mendoj se ata atje mund të bëjnë më të mirën që munden, duke marrë pjesë në debatin politik. Ata kanë demonstruar kapacitetet për të vepruar kështu në katër vitet e fundit dhe në tre muaj e gjysëm së fundi, ndaj mendoj që ai (Parlamenti) është vendi që u përket atyre. E megjithahtë është një e drejtë legjitime, nëse flasim në termat e demokracisë, për të mos e prezantuar veten në Parlament. Por shpresoj që ky nuk do të jetë rasti, pasi mendoj se ka shumë punë për t'u bërë në Maqedoni dhe BDI e PPD kanë shumë për të kontribuar në këtë proces.
 
ALSAT M: Arsyestimi i sërishëm i BDI-së dhe PPD për bojkotimin e parlamntit është mosrrespktimi i parimit të Badenterit, është i pranueshëm për Ju ky arsyetim?
 
Ambasadorja Milovanoviq: “Mendoj se çështja është se marrëveshja kornizë është padyshim një element kritik për procesin e Maqedonisë dhe një nga cështjet e rëndësishme për të ardhmen e saj. Është dicka që do t'a vëzhgojnë vendet e NATO-s, kur të vendosin nëse Maqedonia ka arritur standartet e nevojshme për anëtarësimin në NATO.” Dhe mendoj se marrëveshja kornizë dhe zbatimi I saj kanë treguar gjatë viteve të fundit se ka faktorë pozitivë në cuarjen e vendit përpara, për të mbledhur së bashku komunitetet e ndryshme etnike dhe politike dhe mendoj që është e rëndësishme cuarja përpara e kësaj marrëveshje dhe zbatimit të plotë të saj.” Sic edhe e thashë, vendi për të diskutuar cështjet e marrëveshjes kornizë, nëse parimi I Badenterit është I nevojshëm, ose nëse është respektuar, ështe në institucionet e rregullta politike, ku do të jetë më mirë që këto diskutime të bëhen. Dua të shtoj se nga pikëpamja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne e kemi përsëritur këtë shpesh herë, si nënshkruese të marrëveshjes kornizë, se ajo që ne e konsiderojmë të rëndësishme janë hapat e marrëveshjes, por edhe shpirti I saj. Dhe mendoj se kjo duhet të jetë një cështje që duhet të shohim të ecë përpara.
 
ALSAT M: SI e shifni këtu rolin e partive në pushtet, duket se nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik për të marë parasysh kërkesat e opozitës?
 
 Ambasadorja Milovanoviq: Të them të drejtën mendoj se të gjitha partitë, qoftë ato në pushtet, qoftë ato në opozitë e shohin si të vështirë, për cdo arsye, për të punuar sëbashku për të mirën e vendit. Unë nuk dyshoj se secila prej tyre dëshiron të mirën e vendit por në termat praktikë, nuk po gjejnë një rrugë për t'a trajtuar atë. Dëshira për të shkuar më tej, vetëm duke deklaruar: "Le të dialogojmë", duhet cuar më tej, duke zhvilluar dialogun që të con tek rezultatet konkrete. Kjo gjë ende mungon. Dhe më duhet të them që është një burim shqetësimi për ne, pasi koha po shkurtohet gjithnjë e më shumë përsa I përket konsideratës së NATO-s, dhe sigurisht, pavarësisht se vendi im nuk është pjesë e BE-së, unë do të thoja se koha po shkurtohet për të marrë konsideratën e BE-së, për mundësinë e hapjes së  negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjitha partitë, jo vetëm ato jashtë qeverisë, jo vetëm ato në qeveri, duhet të fillojnë të kuptojnë se në thelb, politika është arti I të mundshmes. Nuk mund të kesh gjithshka, por duhet të negociosh në një mënyre ose tjetrën për të arritur një lloj kompromisi, një lloj marrëveshje, në mënyrë të hapur dhe transparente, që të lejon të marrësh pak nga ajo që do dhe t'I japë tjetrit pak nga ajo që ai kërkon dhe së bashku t'I cojnë gjërat përpara. Sepse nëse cdokush vazhdon të insistojë në 100 përqind, dhe them se fatkeqësisht kjo është tendenca këtu, askush nuk do të marrë ndonjë gjë. Cdokush merr zero përqind. Dhe kjo nuk është e mirë për vendin.
 
ALSAT M: Vazhdimishtë kërkohet nga partitë politik të fillojnë dijalog të mirfilltë politik, jeni optimist se mund të nodh një gjë e tillë së shpejti?
 
Ambasadorja Milovanoviq : Jam optimiste në sensin se unë refuzoj të jem pesimiste. Mendoj se është e padobishme të jesh pesimist dhe mendoj se Maqedonia ka një histori të vlefshme të menaxhimit, pavarësisht vështirësive, dhe në disa raste, vështirësive të krijuara nga vetë ajo, për të ecur përpara dhe të për të zgjidhur situatat. Në këtë drejtim, jam optimiste. Ajo që unë shpresoj është që partitë në opozitë dhe pushtet do të kuptojnë, sidomos liderët e partive kryesore politike, jo për të ulur vlerën e partive të vogla, por partitë e mëdha do të luajnë një rol për të sjellë momentin. Shpresoj që liderët e këtyre partive do të kuptojnë se koha ka ardhur tani për të marrë vendimin, të mblidhen së bashku dhe të punojnë seriozisht për të sheshuar mosmarrëveshjet dhe të cojnë vendin përpara.
 
ALSAT M: Pse lidert politik në vend nuk mund të ulen në nje tavolin pa prezncën e faktorit ndërkombëtarë? Takimi I fundit mes tyre u zhvillua pikërishtë me inicijativën Tuaj dhe ambasadorit Fuere?
 
Ambasadorja Milovanoviq : Mendoj se ata mund të ulen së bashku në tavolinë, pa prezencën e bashkësisë ndërkombëtare. Ka pasur disa takime, te niveleve të ndryshme, jo të gjitha në nivelin e liderëve të partive. Ato padyshim janë zhvilluar pa prezencën e bashkësisë ndërkombetare. Por gjithsesi, është folur shumë për përfshirjen e bashkësisë ndërkombëtare. Të them të drejtën kur unë dhe ambasadori Fouere morëm pjesë në dy takime, tekstualisht ne thjesht u ulëm aty dhe mbikqyrëm bisedimet. Ajo që ne bëmë ishte një përmbledhje në fund të takimit, që cdokush do të dilte nga salla me një pikëpamje të qartë se për cfarë u bisedua aty. Por ne nuk ishim pjesmarrës aktivë në bisedime, pasi ky nuk është roli që ne duhet të kemi. Mendoj se njerëzit janë të aftë të mblidhen edhe pa ne, por gjithsesi mendoj se asnjë diskutim nuk do të jetë frytdhënës nëse mungon besimi I ndërsjelltë. Dhe për momentin, gjetja e një mënyre për të zhvilluar bisedimet, për të cilat do të ketë besim dhe aftësi për të folur, mundet që në disa raste të kërkojë përfshirjen e bashkësisë ndërkombëtare, ndoshta jo në takimet aktuale, por duke pasur bisedime paraprake me partitë për të diskutuar takimet mes tyre. Kjo mbetet për t'u parë. Është në dorën e partive që t'a vendosin këtë. As unë, as ambasadori Fouere, nuk kemi qënë ata që kanë vendosur, është në dorën e partive të Maqedonisë.
 
ALSAT M: Problemet filluan pas zgjedhjeve parlamentare dhe mospërfshirjes së partisë fituese në bllokun politik shqiptarë BDI. Nga kjo prespektiv mendoni se Gruevski bëri gabim që la në opozitë këtë parti?
 
Ambasadorja Milovanoviq : Nuk mendoj se është cështje gabimesh. Sic e kam thënë edhe në disa raste të tjera, unë mendoj se kushtetuta dhe ligjet tuaja mundësojnë, ashtu si edhe në vende të tjera europiane, që kushdo që është parti fituese dhe ka mandatin për të formuar qeverinë, e formon atë me partitë që dëshirojnë t'i bashkohen në qeveri dhe që plotësojnë kriteret e tyre. Në kuadër të marrëveshjes kornizë ose të kushtetutës, unë nuk shoh ndonjë detyrim ligjor që BDI-ja të përfshihej në qeveri. Është shumë e qartë. Këtu ne arrijmë tek 'shpirti' se si gjërat funksionojnë. Kemi letrën dhe shpirtin e marrëveshjes. 'Shpirti' është se nuk ka argumenta. Shumica e qytetarëve shqiptarë në Maqedoni votuan për koalicionin mes BDI-se dhe PPD-së. Dhe vetëm pse qeveria nuk përfshin BDI-PPD-në, nuk do të thotë se këta njerëz nuk kanë zërin e tyre ose pikëpamjet e tyre janë irrelevante. Mendoj se politika e thjeshtë në kushte normale duhet të përfshijë atë që të marrë parasysh këto pikëpamje dhe të gjejë një mekanizëm për t'I përfshirë këto pikëpamje, ashtu si edhe të LSDM-së dhe partive të tjera të vogla, që nuk janë në qeveri.
 
ALSAT M: Paralajmërohet se gjatë këtij viti mund të kthehen nga Haga katër lëndët për të cilat Tribunali nuk shfaqi interes. Sa është Maqedonia e gatshme të procesuoj këto raset dhe a mund kjo të shkaktojë tensione të reja ne vend?
 
Ambasadorja Milovanoviq : Dua të filloj me fundin e pyetjes suaj. Unë nuk parashikoj tensione si pasojë e kthimit të rasteve . Mendoj se kthimi I rasteve do të ndodhë kur të jetë bërë shumë punë në sistemin gjyqësor, për të qënë të sigurtë që ju jeni gati për t'u marrë me këto raste. Dhe me duhet të deklaroj qartësisht se këto nuk janë cështje të personave te cilët janë ekzaminuar deri në fund. Nuk dihet për të gjitha rastet nëse do të ketë gjyqe për to. Është pjesë e procesit që duhet të ndiqet kur rastet të jenë kthyer. Mendoj se e rëndësishme tani është që të vazhdohet seriozisht me reformat gjyqësore dhe kjo është një fushë në të cilën Shtetet e Bashkuara janë shumë aktive, janë përfshirë gjithashtu edhe OSBE-ja, BE-ja dhe disa të tjerë në nivelin dypalësh. Ka ende shumë punë për t'u bërë. Është bërë një progres I rëndësishëm në masë të konsiderueshme në të shkuarën në reformat në gjyqësor, përsa I përket votimit të legjislacionit. Ka shumë për të implementuar dhe ka shumë përgatitje specifike dhe trajnime që kanë të bëjnë me rastet që mund t'I kthehen Maqedonisë nga Haga, dhe ku duhet të vendoset për dikë që të dalë përpara gjykatës. Kjo kërkon punë.
 
ALSAT M: Përvec problemeve midis partive në pushtet dhe opozitë, kemi marrdhënie të acarruara edhe midis kryeministrit Gruevski dhe presidentit Cërvenkovski?
 
Ambasadorja Milovanoviq : Dua të them se si amerikane e shoh kete si dicka te cuditshme. Sepse ne e konsiderojmë normale që të kemi atë që ju e quani 'kohabitacion': presidenti I një partie, një ose dy nga dhomat e parlamentit, Kongresit tonë, me nje parti tjetër. Shembulli më konkret është situate aktuale: Senati dhe dhoma e përfaqësuesve të sapo zgjedhura kanë shumicën demokrate ndërsa presidenti I përket Partisë Republikane. Pavarësisht dallimeve mes partive poltike apo dallimet e forta në pikëpamje përsa I përket strategjive, këto nuk mund të jenë arsye për shembull, për të mos marrë pjesë në fjalimin vjetor të presidentit, që u mbajtë të Martín në mbrëmje. Aty ishin  prezent të gjithë që do t'a dëgjojnë. Kështu që unë e shoh paksa të cuditshme që këtu është cështja kur një institucion ka vështirësi të jetojë me një institucion tjetër. Unë e kuptoj që në nivelin politik ka dallime, ashtu sic kemi edhe ne në Shtetet e Bashkuara. Republikanët mund të jenë plotësisht kundër demokratëve, ose e kundërta, por kjo nuk do të arrijë deri tek institucionet. Dhe mendoj se vecanërisht në një vend si Maqedonia me institucione ende të reja, është e rëndësishme që të mbështeten dhe respektohen institucionet.
 
ALSAT M: Maqedonine në muajt e fundit të vitit të kaluar e tronditën disa afera të mëdha. Ajo me armët e konfiskuara, ndërhyrjes së policisë në diskotekën Proces, persona të armatosur në qendër Shkupit penguan mbajtjen e festivalit Nota Fest. Si I patë Ju këto zhvilime?
 
Ambasadorja Milovanoviq : Fillimisht dua të korrjgjoj faktin se nuk kemi të bëjmë me një cështje të kontrabandës së armëve. Kemi të bëjmë me një rast të armëve që ishin vendosur në disa kamionë me dokumentacion të parregullt dhe nuk është e qartë se ku po shkonin. Por ne nuk e shohim këtë si cështje të kontrabandës. Kjo cështje është ende përpara gjykatës, prandaj unë nuk dua që të komentoj më tej. Cfarë më ka bërë përshtyoje mua në një farë mënyre dhe që është një lloj burimi shqetësimi dhe që ia kam parashtruar ministres së brendshme që më ka siguruar për përpjekjet e saj dhe të policisë është se ndërsa Maqedonia po përpiqet t'I japë vetes një emër dhe imazh në botë, për të tërhequr investitorë, të tregojë se është e gatshme për në NATO dhe BE. Një nga gjërat që gjithnjë ka pasur është se nuk është burim I dhunës në rrugë. Është një vend ku njerëzit nuk duhet të shqetësohen, kur të rinjtë dalin në qytet, duke pasur një jetë kulturore të mirë. Fakti se një numër incidentesh: "Process", "Salla Universale", rrahja e disa personave që po vendosnin lule në një monument buzë Vardarit, pra fakti që kjo ndodh në qendër të Shkupit, nuk është dicka e mirë. Është dicka që duhet të zgjidhet sa më shpejt. Duhet të gjenden autorët, të ngresh akt-padi ndaj tyre, që prokurorët të vijojnë me shpejtësi dhe që gjykatat të bëjnë punën e tyre. Të mos pritet, e te mos luhet. Sepse kjo do të shërbente për të parandaluar persona të tjerë që të bëjnë gjëra të tilla. Ata duhet të shohin se ka pasur dënime dhe gjithashtu do të risigurojnë ata që I kanë parë këto situata të këqija, që të thonë: Oh Ky ishte një përjashtim. Shkupi dhe Maqedonia janë ashtu sic I kemi njohur: paqësore. Kjo është e rëndësishme për imazhin tuaj. Është një pikë reklamimi për vendin tuaj, që ju nuk duhet ta coni dëm.
 
ALSAT M: Gjate nje aksioni policor ne fund te vitit u konfiskua nje sasi record e kokaines; u nderpre nje rrjet I madh I trafikanteve te droges. Sa ky aksion u zhvillua ne bashkepunim me institucionet amerikane?
 
Ambasadorja Milovanoviq: Ajo që vlen të përmendet është se agjensia kundër drogës ishte shumë e kënaqur me atë bëri ministria e brendshme dhe doganat, nuk jam në dijeni të detajeve se kush u përfshi në aksion. Ne mendojmë se ishte një përpjekje rajonale në një nivel të caktuar në këtë cështje, por gjëja më kryesore për ne është se ishte një sekuestrim I shkëlqyer. Ishte një punë e mirë me përfshirjen e profesionistëve dhe ne jemi shumë të kënaqur të shohim dicka të tillë. Dhe gjithashtu ne vlerësojmë edhe sekuestrimin e marijuanës, që u bë në një aksion tjetër.
 
ALSAT M: Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat duhet të ballafaqohet Maqedonia gjatë këtij viti?
 
Ambasadorja Milovanoviq : Mendoj se sfidat më të mëdha janë ato që janë në dukje, për ato që kemi folur shumë. E shoh këtë nga perspektiva e NATO-s. Mendoj se Maqedonia ka një mundësi reale për të marrë një ftesë për anëtarësimin në NATO në 2008-ën, por gjithashtu mendoj se koha gjithnjë e më shumë po kufizohet për të bërë punët e nevojshme për të arritur standartet e NATO-s. Shtetet e Bashkuara në mënyrë të vendosur janë në mbështetje të kandidaturës së Maqedonisë, por nga ana tjetër edhe ne duhet të shohim se puna është kryer dhe gjithashtu janë 26 vende anëtare të NATO-s që duhet të vendosur se puna është kryer me sukses. Mendoj se kjo është sfida më e madhe, të bëhet puna e nevojshme, që të tregohet gadishmëria për në NATO dhe mendoj se pjesë e rëndësishme janë standardet që ne kemi folur, shumë cështje të njëjta me ato që duhet të punohet për anëtarësimin në Bashkimin Europian, zhvillimin e ekonomisë, zhvillimin e sistemit gjyqësor, luftën ndaj trafiqeve njerëzore, ligjin fetar, që lejon lirinë për besimet fetare, forcimin e sistemit të demokracisë. Të gjitha këto janë cështje kritike. Gjithashtu vazhdimin dhe përfundimin e reformave në sistemin e mbrojtjes. Dhe një gjë tjetër që është shumë e rëndësishme është se në lidhje me ambjentin politik në vend, ambjenti partizan, marrëdhëniet mes qeverisë dhe opozitës. Për këtë duhet punuar. Cdo vend anëtar I NATO-s që duhet të votojë pro ose kundër Maqedonisë, sheh jo vetëm deklaratat që jeni të gatshëm të jeni pjesë e vlerave të përbashkëta me vendet e NATO-s, por edhe faktin se jetoni me vlerat e përbashkëta dhe se ju po I bëni realitet në vendin tuaj. Këto janë sfidat.
 
ALSAT M: Nga Samiti I Natos në Rigë u dhanë sinjale të qarta se Maqedonia, Kroacia dhe Shqipëria mund të presin ftesëm për antarësim në NATO gjatë 2008. Sa janë të gatshme këto vende për antarësim në NATO dhe a është e sigurt se do të realizohen aspiratat e këtyre vendeve gjatë 2008 të marinë ftesëm për antarësim në NATO?
 
Ambasadorja Milovanoviq : Ajo cfarë u tha në Rigë është se ka një vendim që NATO-ja dëshiron të ofrojë ftesa kujtdo që është gati, dhe këtë duan ta bëjnë në një samit që do të zhvillohet në 2008-ën. Ka pasur deklarata mbështetëse për Kroacinë, po ashtu edhe për Maqedoninë e Shqipërinë. Në të gjitha rastet, ende duhet të bëhet një vlerësim nga vetë NATO-ja, jo ne grup por vlerësim individual dhe nga cdo shtet pjesëtar I saj, nëse ata besojnë se këto vende, kanë përmbushur kriteret. A ka një garanci se Maqedonia do të arrijë, ose Kroacia apo Shqipëria? Jo, nuk ka asnjë garanci derisa të jetë bërë e gjithë puna dhe pasi të jetë vlerësuar nga NATO dhe nga cdo shtet anëtar individualisht që do të thonë PO ose JO. Ndaj them se është e rëndësishme që të fokusohen në këto cështje. Mendoj se dicka ende nuk është e qartë mjaftueshëm këtu ende: qoftë në qeveri, apo opozitë, koha është e shkurtër dhe duhet fokusim në cështjet thelbësore. Ka shumë gjëra që opozita dhe qeveria duhet t'I kthejnë në ligje, shumë gjëra që duan t'I shohin të implementuara, por mes kohës së tanishme dhe le të themi fundit të vitit, kur NATO do të ketë një ide në mendje, kur BE-ja do të marrë vendime për hapjen e negociatava në të ardhmen, kjo është koha për t'u fokusuar ekskluzivisht në gjërat që do të mbështesin kandidaturën. Dhe t'I lënë gjërat e tjera për më vonë. Do të ketë kohë të mjaftueshme edhe për to.
 
 
ALSAT M: Si e shifni rolin e Maqedonisë në luftën kundër terorizmit, ushtarët e saj janë pjesë të forcave ndërkombëtare në Avganistan dhe Irak, dhe sa kjo ndihmon aspiratat e vendit për antarsim në NATO?
 
Ambasadorja Milovanoviq: Pikësëpari dua të them se sa mirënjohëse Shtetet e Bashkuara I janë Maqedonisë si pjesëmarrëse e vazhdueshme dhe me ushtarë të shkëlqyer në luftën kundër terrorizmit, pjesëmarrja juaj në Afganistan ështe me 150 vetë, ndërsa në Irak 40, dhe ju në mënyrë të vazhdueshme keni dërguar njerëz, dhe rreth 30 në Bosnje. Ka një kuptim të vecantë solidariteti, dhe gjithashtu tregon se pavarësisht se këto janë konflikte larg prej shtëpive tuaja këtu, por janë konflikte që në rastin më të keq mund t'iu prekin edhe ju dhe të kenë një efekt negative në të ardhmen tuaj dhe ndaj ju doni të parandaloni problemin pa ardhur tek ju. Pra mendoj se është shume positive, në sensin e përgjithshëm, dhe është padyshim një kontribut të cilin ne e vlerësojmë. Në fakt këtë javë unë dhurova disa medalje për ushtarët që kanë marrë pjesë në kontigjentin në Irak.
 
 
ALSAT M: Përvec NATO-s Maqedonia dëshiron edhe antarësimin e vendit në BE. Cili është vlerësimi I juaj në këtë drejtim kur mund të pritet fillimi I bisedimeve për antarësim?
 
Ambasadorja Milovanoviq : Të them të drejtën, nuk mund të përgjigjem për këtë. Kjo është një cështje e BE-së dhe ata kanë metodologjinë dhe do të jetë e papërshtatshme për mua të diskutoj rreth kësaj.
 
ALSAT M: Nga BE njoftuan se deri në fund të javës do të vërtetojnë edhe njëherë listën  zezë të personave të cilëve ju ndalohet hyrja në vendet e BE. Një listë të ngjajshme ka edhe administrate amerikane ku gjednen edhe personalitet politike të cilëve u ndalohet hyerja në SHBA. Në mesin e tyre është edhe zëvendës kryetari I PDSH-së Menduh Thaci, mund të presim revidimin e kësaj liste gjatë këtij viti?
 
Ambasadorja Milovanoviq : Së pari dua të sqaroj se në fakt ne nuk kemi një listë të zezë, kjo është një terminologji e përgjithshme. Ne kemi një listë individësh për të cilët privilegjet e vizave nuk janë aktive. Ka një sistem në Uashington për të riparë këto lista, por nuk është si lista e BE-së, që rishihet cdo vit. Nuk kam ndonjë ide se kur do të ndodhë rishikimi I ardhshëm I saj dhe nga ato që di unë, listat mbetet e njëjtë për momentin.
 
 
ALSAT M: Si I shifni marrdhëniet e Maqedonisë me vendet fqinje. Pas ndërrimit të ermit të aeroportit në Aleksandri I madh sërish në sipërfaqe u shfaqën tensione me Athinën zyrtare?
 
Ambasadorja Milovanoviq: Së pari dua të them se Maqedonia ka pasur një histori të marrëdhënieve të mira me fqinjët, pavarësisht cështjes së emrit me Greqinë. Në vitet e shkuara, pati një përpjekje vendimtare për të njohur liderët e vendeve përreth, në Shqipëri, Bullgari, Greqi dhe një përpjekje reale për të treguar se të gjithë mund të shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Kjo është një gjë e rëndësishme, me të cilën duhet vazhduar. Mendoj se po të fokusohemi tek thelbësorja, është cështja më e rëndësishme. Përsa I përket aeroportit, unë nuk mund të flas për grekët, pasi ata flasin për veten e tyre. Ajo që dua të them është se ka një numër cështjesh praktike që duhen patur parasysh. Unë nuk jam e sigurtë që riemërtimi I aeroportit ishte prioriteti kryesor, por është bërë dhe ne vazhdojmë përpara.  
 
ALSAT M: Greqia vazhdimishtë përsërit kërcnimet e saj se nëse nuk zgjidhet kontesti rreth emrit do të bllokoj antarësmin e Maqedonisë në BE dhe NATO, mendoni se realisht mund të ndodhë një gjë e tillë?
 
Ambasadorja Milovanoviq : Së pari, se cili është qëndrimi grek, I takon grekëve t'a thonë. Ekziston një marrëvëshje e përkohëshme e vitit 1995 përsa I përket hyrjes së Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare nën emrin Republika Ish Jugosllave e Maqedonisë dhe për sa unë kam dijeni, dhe sa të tjerët janë në dijeni, kjo marrëveshje është plotesisht ne fuqi. Sërisht, marrëdhëniet e mira miqësore, janë një biznes I mencur, janë politikë e mirë. Edhe pse unë pres që ajo marrëveshje të respektohet, është ende një ide e mirë për të mbajtur marrëdhënie të mira fqinjësore duke iu përmbajtur në të njëjtën kohë marrëveshjes.
 
ALSAT M: Në Serbi u zhvilluan zgjedhjet parlamentare ku sërish fituan forcat radikale, ndërkohë që pritet qeverinë e re ta përbëjnë forcat demokratike. Si I patë ju rezultatet e zgjedhjeve në Serbi?
 
Ambasadorja Milovanoviq: Ajo që ne pamë është se pavarësisht se Partia radikale fitoi më shumë vota, si subject I vetëm, në fakt janë forcat demokratike, që morën shumicën e votave. Ajo që ne shohim është se Serbia votoi në mënyrë masive në favor të një të ardhmeje europiane dhe demokratike. Dhe ne e vlerësojmë këtë. Sigurisht që skena politike në Serbi do të jetë sërisht e komplikuar, pasi duhet të vendosin për formimin e qeverisë. Por pozitivja është që shumë persona dolën në votime, dhe votuan që Serbia të ketë një të ardhme në Europë dhe një të ardhme demokratike. Kështu e shohim ne këtë.  
 
ALSAT M: Ndërkohë pritet ende propozimi I Ahtisarit për statusin përfundimtarë të Kosoës, mendoni se do të gjenden forca politike në Serbi që do të jenë të gatshme të pranojnë propozimin e Ahtisarit?
 
Ambasadorja Milovanoviq : Ne sigurisht besojmë se të gjitha palët e përfshira në negociatat e udhëhequra nga Kombet e Bashkuara, të drejtuara nga Presidenti Ahtisari, ne shpresojmë që të gjitha forcat do të shohin propozimet në besim të mirë, do të negociojnë detajet e fundit me besim të mirë dhe të vijnë në përfundimin që të gjithë mund ta pranojnë. Sigurisht ne mbështesim plotësisht iniciativat e Ahtisarit dhe do të vazhdojmë të jemi mbështetës të cdo propozimi që vjen dhe I përmbahet kritereve themelore që sigurojnë një situatë demokratike, që të drejtat e njeriut do të respektohen, objektet kulturore dhe fetare do të mbrohen dhe se do të kemi një status final që respekton sigurinë dhe sovranitetin e shteteve fqinje. Kjo është më e rëndësishmja. Derisa kjo të arrihet dhe pavarësisht rezultatit, në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës, unë besoj se kjo do të jetë cfarë ne do të vazhdojmë të mbështesim.
 
ALSAT M: Si e vlerësoni pozitën e autoriteteve të Maqedonisë rreth statusit të Kosovës?
 
Ambasadorja Milovanoviq: Më pozitivja është se që kur se unë jam këtu, janë ndërruar dy qeveri dhe pozicioni ka qënë se kjo nuk është cështje partizane, kjo është një cështje që vendi duhet të jetë I solidarizuar me Kombet e bashkuara, SHBA, Grupin e Kontaktit, për të ecur përpara me propozimin e Ahtisarit, të jemi mbështetës të asaj që vjen nga përpjekjet ndërkombëtare. Dhe mendoj se kjo është e rëndësishme. Gjëja tjetër që mendoj është dhe do të vazhdojë të jetë e rëëndësishme në kuadër të përfshirjes së Maqedonisë në statusin e Kosovës, është se Maqedonia do të vazhdojë të luajë rolin që e ka luajtur 'de facto', si një model I suksesshëm I shtetit multietnik e demokratik. Kjo nuk është arritje e vogël, perkundrazi, është arritje e madhe në një kohë të shkurtër dhe mendoj se pas statusit, Kosova do të shohë se si të rregullojë cështjet e saja. Do të jetë e rëndësishmë që ka një fqinje të saj ku sistemet funksionojnë, politika funksionon, ku një shtet multientik funksionon. Duke mbetur tek Kosova dua të përmend se pozicioni I SHBA për caktimin e kufijve, një cështje me rëndësi për Maqedoninë, është se ne e shohim këtë si cështje teknike dhe si dicka që duhet të jetë pjesë e marrëvëshjes së statusit final.
 
ALSAT M: Cili është vlerësimi I juaj mund të priten tensione në rajon pas propozimit të Ahtisarit?
 
Ambasadorja Milovanoviq: Sinqerisht nuk shoh ndonjë arsye për të pasur tensione. Mendoj se qëllimi kryesor se pse bisedimet për statusin nisën, ishte se pati një ndërgjegjësim, që kishte nevojë për të ecur përpara, e për të krijuar një situatë në rajon ku njerëzit do të ndjejnë se kanë një të ardhme, I tërë rajoni ka një të ardhme, do të bëhet më interesant për investitorët, do të ketë më shumë dinamikë ekonomike si rezultat. Të gjitha këto janë ato që ne presim të vijnë nga rezoluta për statusin e Kosovës. Kështu që unë nuk shoh arsye pse ajo do të prodhojë tensione; do të prodhojë ndjenja të mira.
 
ALSAT M: Cili do të jetë qëndrimi I administratës amerikanë rreth statusit përfundimtar të Kosovës?
 
Ambasadorja Milovanoviq: Nuk do të paragjykoj pozicionin tonë. Ne do të presim të shohim atë që do të propozojë Ahtisari dhe ne do t'I shqyrtojmë ato me kujdes së bashku me anëtarët e tjerë të Grupit të Kontaktit.
 
Ambasadorja Milovanoviq: Faleminderit që me ftuat, ishte një kënaqësi të flisja me ju. 

back to top ^

Page Tools:

Printer_icon.gif Print this article



 

    Kjo Web faqe menaxhohet nga Departmenti i Shtetit të SHBA-ve.
    Linqet për faqe tjera të Internetit nuk duhet të kuptohen si përkrahje e pikpamjeve ose politikës së diskrecionit të paraqitura në ato sajte.


Ambasada e Shteteve të Bashkuara