Reportazhe ngacmuese pėr vendin tonė nė “Yahoo” tė aventuristit tė madh Riēard Bengs (2)
 
Misteret e shkėmbinjve dhe yjeve

Ku filluan shkenca dhe religjioni?

Dy burra tė veshur nė tė kaltėr mbi njė mal nė verilindje tė Maqedonisė thonė se ka filluar kėtu, nė njė tempull tė lashtė tė shenjtė tė quajtur Kokino.

Vetėm para pesė viteve, arkeologu Jovica Stankovski dhe astrofizikani Gjore Cenev gėrmonin nėpėr rrėnojat e epokės sė Bronzit, nė afėrsi tė majės sė kėtij mali neovullkanik, kur vėnė re prerje tė caktuara nė kreshtė tė cilat ishin tė radhitura njėlloj me pozitat e diellit dhe hėnės nė ngritjen e tyre sezonale.

Pas njė viti, zbulimi u vėrtetua nga NASA dhe tani Kokino ėshtė i katėrti me radhė nė listėn e shkurtėr tė opservatorėve mė tė vjetėr nė botė. Mu nėn majė, shkėmbinjtė e prerė vullkanik dhe froni i prerė me dorė pėrbėjnė atė qė llogaritet si Stounhenxhi i Maqedonisė, njė nga opservatorėt mė tė mėdhenj prehistorik tė botės – i vetmi i zbuluar gjer mė tani nė Evropėn Lindore, i radhitur krahas Angkor Vat-it Nė Kamboxhi dhe Abu Simbel-it nė Egjipt.

Si djelmosha nė gjah pasurie, Gjore dhe Jovica lėvizin rreth vendit, duke treguar me shqetėsim kah secili pikėshėnues dhe e prerė, tė pavetėdijshėm pėr nxehtėsinė e madhe, duke nxjerrė teoritė e tyre. Kjo ka qenė, siē besohet, e bėrė nga njė kult pagan, nė pėrpjekjet e para tė njohura pėr tė krijuar kalendarin. Ngjashėm me skenėn nga filmi “Kalorėsit e arkės sė humbur,” dielli kėtu do tė hipte mbi solstic dhe do tė lėshonte rrezet pėrmes njė tė ēare nė shkėmb. Pastaj rrezet e diellit do tė ndriēonin fytyrėn e priftit mė tė lartė, thotė teoria e tyre, i cili do tė rrinte ulur nė fronin e gurtė.

Takimi mes diellit dhe malit paraqiste martesėn e dy zotave, ndėrsa nė atė moment do tė fillonin njė sėrė sakrifikimesh – tė kuajve, demave, deshve, dhive, e ndoshta edhe tė njerėzve. Gjaku i derdhur do tė plehėronte tokėn, duke premtuar begati pėr stinėn e ardhshme dhe do tė manifestohej bashkėsia midis qiellit dhe tokės, midis zotave dhe njerėzve.

Kėto rite janė caktuar sipas lėvizjeve tė trupave qiellorė, shėnonin matjet e para tė kohės dhe bėnė tė mundshėm formimin e njė shoqėrie tė organizuar e cila do tė dijė kur tė mbjell farėn, kur tė korrė, kur ti ēojė dhitė dhe delet pėr tė kullotur. Mė herėt, njerėzit kanė jetuar nė fise nomade, duke mbijetuar nga gjahu apo nga ajo qė kanė mbledhur, pa trashėgimi shkencore apo religjioni. Megjithatė, Stankovski dhe Cenev, gjithashtu, lėnė tė kuptohet se kjo ėshtė periudhė kur feja dhe shkenca marrin drejtime tjera, kur kėta pasues antik zbulojnė se secili ka cilėsitė e veta ndryshe nga ai tjetri dhe kjo ndarje vazhdon edhe sot, e bile edhe thellohet.

Shtjellė e mistereve

Orientimi astronomik i Kokinos nxit polemikėn midis arkeologėve skeptik tė cilėt thjesht nuk besojnė se vargu i rastėsishėm i vargmaleve mund tė quhet opservatorė nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Megjithatė, Maqedonia vlon me mistere, tė zgjidhura dhe tė ndryshme.

Nė kėtė ekspeditė kuptojmė se njė ekip ka deshifruar njė tekst tė mesėm tė Gurit Rozeta, shtyllė nga guri me mbishkrim i cili gjatė kohė ka qenė konfuz, qė i deshifroi hieroglifėt. Nė gurė janė tre gjuhė, e mėsipėrmja ėshtė greqishtja antike, ndėrsa tė fundit janė hieroglifė egjiptian; kohė tė gjatė ėshtė menduar se teksti i mesėm ėshtė kombinim i panjohur i kėtyre dyve. Por nuk ėshtė ashtu, pohojnė Tome Boshevski dhe Aristotel Tentov: “Ėshtė tekst maqedonas dhe teksti burimor pėr tė dy pėrkthimet qė e mbėshtesin atė”.

Pastaj, kėtu ka gjėegjėza tėrėsisht tė pazgjidhura. Sarkofagu i artė i Lekės sė Madh, i cili do tė mund tė sillte pasuri tė paēmueshme sot, asnjėherė nuk ėshtė gjetur, ndėrsa ka tė tillė qė mendojnė se trupi i tij shtrihet nė njė varr ende tė pazbuluar. Pėrgjatė lumit tė Markos, nė afėrsi tė Shkupit, ku vėrehen njolla tė arta nė brigjet, disa arkeologė supozojnė se Ruda e artė ka qenė e strehuar nė shpellė. Templarėt kanė marshuar nėpėr rrugėt e mėdha romake tė cilat kalojnė nėpėr Maqedoni duke u kthyer nga Jerusalemi, ku disa besojnė se e kanė vjedhur kutinė nė tė cilin gjenden dy pllakat e gurit nė tė cilat kanė qenė tė shkruara Dhjetė urdhrat e Zotit... ndoshta edhe ajo ėshtė varrosur kėtu diku.

 Ku filloi arti?

Jashtė Kratovės, qytet i vjetėr minierash i ndėrtuar nė krater tė shuar tė vullkanit, u takuam me d-r Dushko Aleksovski, i cili ka diplomė pėr filologji, arkeologji dhe paleolinguistikė. Ai ėshtė i njohur si njeriu i cili e zbuloi artin nė shkėmbinjtė e Maqedonisė nė vitin 1991, datė e cila pėrputhet me lindjen e re tė kėtij shteti, dhe ka gjetur vendndodhjen e mė tepėr se njė milion vizatimesh prehistorike nė shkėmbinj dhe gravura.

Aleksovski na solli nė zbulimin e tij mė tė pėrpunuar, Guri Cocev, njė shkėmb bazalt jashtėzakonisht i nxehtė dhe i vėshtirė pėr tu ngjitur, i njohur pėr ceremonitė neolite pėr pjellori dhe verė, ku misteri mund tė jetė nė atė se pse dikush do tė ndėrtonte tempull mu kėtu. Duke u ngjitur nga ana e pasme kaluam pėrskaj njė gjarpri tė ngordhur i cili kohėt e fundit ka ruajtur muralin prej petroglifėve tė vjetra rreth 20 000 vite. Aleksovski e ngrit dorėn e tij, tė mbuluar me njė byzylyk me rruaza me simbole tė artit tė gurėve dhe tregon kah njė sėrė simbolesh tė shėnuara nė shkėmbinjtė, si dhe kah njė figurė nė ngazėllim pastaj atė qė ai e quan “druri i jetės” dhe pėrfundimisht njė njeri dhe njė koēi.

Mė vonė, nė Muzeun e tij tė artit nė shkėmbinj, tė stėrmbushur me aq dėshmi pėr zbulimet e tija sa edhe zbulimet e tija tė vėrteta, si dhe vorba me fiq tė ėmbėlsuar dhe raki shtėpiake, e lėshoi Bob Marli-n pėrmes altoparlantit tė kompjuterit dhe pėrgėzoi. “Besoj se arti i shkėmbinjve ėshtė zemra dhe shpirti i Maqedonisė. Ky ėshtė fillimi i tėrė artit!".

Ademi nga Maqedonia

Nė fushė tė artė tė grurit nė afėrsi tė njė druri tė degėzuar tė arrės, jo larg fshatit Govrlevo, ekziston hendek i thellė tre metra dhe i gjerė ndoshta 10 metra. Ky ėshtė vendi ku nė vjeshtėn e vitit 2000 Milosh Bilbija, arkeolog nga Muzeu i qytetit tė Shkupit, zhgroposi njė figurinė prej balte tė njė mashkulli pa kokė por meditues, njė statujė qė daton qė prej para 7500 viteve.

Skulptura e vogėl ėshtė mjaft realiste, me ngjyrė terakota, muskuj tė definuar mirė, kurriz tė dallueshėm edhe njė cung i thyer i penisit dhe njė disk ndriēues qė pėrfaqėson diellin nė barkun e tij, pleksusin e tij solar. Mė ėshtė thėnė se kjo ėshtė figura mė vjetėr e njeriut e gjetur ndonjėherė dhe me guxim modest Bilbija e quan "Ademi i Maqedonisė". "Ėshtė e rėndėsishme, na tregon ai, pėr shkak se e zgjidh njė mister mjaft tė madh: na tregon se kur njeriu ndryshoi vetėdijen pėr atė se kush ėshtė ai.

Para kėsaj, tė gjitha figurinat neolite tė gjetura anembanė botės ishin tė femrave - nja 50 janė gjetur mė thellė nė tė njėjtin hendek. Nė shtresėn pėrmbi kėtij njeriu prej qeramike, janė zhgroposur stoli tė ēmuara dhe pulla tė metalit, qė shėnojnė fillimin e erės sė Bronzit. Bilbija tregon se ky Adem i ulur, me bythė tė rrumbullakėta, mund tė ketė bythėn nė erėn Neolite, por sytė e tij janė duke shikuar drejt erės Megalite. Kjo figurinė e vogėl shėnon momentin kur njerėzit kanė njohur dallimin midis njeriut dhe kafshėve tjera. Ne nuk jemi brenda natyrės, ai thotė, por mbi te, jashtė saj dhe tjetėr - ose ashtu kemi besuar qė prej atėherė.

Ndoshta kjo njohje i jep rritė spiritualitetit, vetėdijes se kemi shpirt. Ndoshta kosmologjia e botės klasike rrotullohen rreth kėtij hendeku – rudėn e artė nė lum, bollėku natyror i rrushit i cili solli dehjen e shenjtė nga vera, furrat e bukės tė cilat nė kuptimin e plotė tė fjalės i dhanė rritė dietės agrare... ndodhi kėtu, nė atė qė e quan Millosh Bilbija “kėrthiza e botės”.

Gjunjėzohemi nė kėtė gropė vitale duke shoshitur rėrėt e historisė, pėrderisa fėmijėt e fshatit Govrlevė luajnė nė kopshtet. “Kemi mijėra muzikantė, Por vetėm njė ėshtė Mocarti - atėherė ka pasur shumė priftėrinj, por vetėm njė gjeni. Duhet vetėm njė njeri qė tė ndryshohet bota". Ndoshta ai njeri ka qenė Ademi nga Maqedonia, apo mjeshtri qė e ka krijuar dhe na ka drejtuar kah rruga shkėmbore e civilizimit.
 
<< back