jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i Sh.B.A.
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara (Tiranë, Shqipëri) - Faqja Kryesore flag graphic
Ambasada
 
  Ambasadori Rreth Ambasadës Seksionet e Ambasadës Zyra e Marrëdhënieve me Publikun Deklarata për Shtyp 2006 - Deklarata 2007 - Deklarata 2008 - Deklarata 08PR_1016 Aktivitete të Ambasadës Mundësi Punësimi Adresa të ndryshme Festat për 2008

Deklaratë e Ambasadës së Sh.B.A. mbi Rolin e Byrosë ATF (11 Prill 2008)
 
Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve (ATF) është agjencia kryesore federale e Sh.B.A. për hetimin e incidenteve me eksplozivë dhe vënien në zbatim të ligjeve mbi eksplozivët dhe rregullave të industrisë së eksplozivëve.
 
Qysh nga viti 1978, ATF ka pasur aftësi për t’u përgjigjur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për hetimin e shpërthimeve dhe zjarreve të mëdha. Kjo aftësi, Ekipi i Reagimit Kombëtar (NRT) dhe Ekipi i Reagimit Ndërkombëtar (IRT), përbëhet nga ekipe që përgjigjen kudo në Sh.B.A., dhe, nëpërmjet Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Departamentit të Shtetit, përgjigjen në ndihmë të qeverive të huaja me hetime jashtë Sh.B.A.
 
Secili ekip përbëhet nga agjentë të posaçëm veteranë, kimistë të mjekësisë ligjore, teknicienë të bombave, inxhinierë të mbrojtjes nga zjarri dhe ata elektrikë, të cilët kanë ekspertizë origjinën dhe shkaqet për shpërthimet dhe zjarret. Ekipet punojnë përkrah hetuesve vendas për të rindërtuar skenën, për të identifikuar origjinën dhe shkakun e shpërthimit apo zjarrit, kryerjen e intervistave, si dhe kontrollin e mbeturinave të këtyre incidenteve për të përftuar të dhëna të lidhura me shpërthimin apo zjarrin.
 
NRT është aktivizuar për të gjitha incidentet e shpërthimeve dhe zjarreve në Shtetet e Bashkuara. Shembujt përfshijnë bombat në Qendrën Botërore të Tregtisë në vitin 1993, bombat në Oklahoma Siti, shpërthimin në Fluturimin 800 të linjës TWA, si dhe zonat e Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonin në 11 shtator. IRT është përfshirë në 31 operacione. Nga më të fundit përfshijnë kërkesat nga Paraguai, Grenada, Surinami, Meksika dhe Republika Domenikane në lidhje me incidente serioze me viktima të shumta.
 
Të gjithë anëtarët e ekipit të vendosur në Shqipëri për hetimin pas-shpërthimit në Gërdec kanë ekspertizë të gjerë në origjinën dhe shkakun e shpërthimeve dhe zjarreve.
 
Gjashtë anëtarët e ekipit më parë janë përfshirë në hetimet mbi bombat në Oklahoma Siti, bombat në Lojrat Olimpike të Atlantës në vitin 1996, shpërthimin në fluturimin 800 të linjës TWA, zonat e shpërthimeve të 11 shtatorit, si dhe shumë incidente shpërthimi që kanë shkaktuar viktima të shumta në mjedise prodhimi dhe magazinimi të municioneve dhe eksplozivëve në Sh.B.A. dhe Europë.

Kthehu Lart ^

Mjetet e Faqes:

Printer_icon.gif Printoni artikullin



 

    Linke të jashtme në faqe të tjera interneti nuk duhen interpretuar si mbështetje e pikëpamjeve apo politikave të fshehtësisë që përfshihen ketu.

Ambasada E Shteteve Të Bashkuara
Turn Admin On!