Mozilla është një bashkësi mbarëbotërore që funksionon si organizëm për të mirën publike duke ndihmuar që Web-i të mbesë një burim mbarëbotëror i përbashkët. Shtyrë nga pasioni dhe udhëhequr nga përgjegjësia shoqërore, përpiqemi për krijimin e një Web-i që do të jetë më i mirë për të gjithë ne, për sot e për nesër.
Kujdesemi për integritetin e vizionit dhe veprimeve tona përmes një procesi zhvillimi shumë të disiplinuar dhe të tejdukshëm që siguron të qenët i hapur, ndershmërinë, përgjegjësinë dhe besimin.
Produktet software dhe teknologjitë tona, fituese çmimesh dhe me burim të hapur, ofrohen pa pagesë në mbi 40 gjuhë.
Mozilla e ka qendrën në Mountain View, Kaliforni me zyra rajonale në Tokio dhe Paris.
Lidhja e mëposhtme ofron të dhëna rreth Mozilla-s në Shqip.