Firefox-i qarkullon me një ndarje të plotë Ndihme. Për të hyrë te Ndihma e Firefox-it, klikoni te menuja "Ndihmë" dhe përzgjidhni "Ndihmë për Firefox-in".
Mund të kihen gjithashtu udhëzues dhe tjetër lloj mbështetjeje me guida dhe udhëzues të shumtë online.
Është më e lehtë se kurrë të gjenden të dhëna online. Jepni një term kërkimi te shtylla e Kërkimeve dhe merrni përgjigje të menjëhershme prej motorit të kërkimeve që keni zgjedhur. Mund të përzgjidhni në çdo kohë një motor të ri kërkimi prej menusë së shtyllës së kërkimit.
Pasi t'ja keni marrë dorën tërë karakteristikave më të rëndësishme, mund ta zgjeroni Firefox-in me shtesa që ju lejojnë të shtoni te Firefox-i anë dhe aftësi të reja -- për një përvojë online më të personalizuar.