Ky fjalor jepet thjesht për informacion, dhe nuk është paraparë
për t'u marrë si përshkrim i plotë apo autoritativ i termave të
përkufizuar më poshtë apo i stërhollimeve rreth vetësisë
apo/dhe sigurisë së teknologjive të përshkruara.
Fjalor
"cookie"
Një grimë të dhënash e ruajtur në
kompjuterin tuaj nga disa "site"-e Web. Kur vizitoni një
"site" të tillë, "site"-i i kërkon
&brandShortName;-it të vendosë në hard diskun
tuaj një ose më tepër "cookie". Më
vonë, kur kaloni sërish te "site"-i,
&brandShortName;-i i dërgon "site"-it "cookie"-t
përkatëse. "Cookie"-t ndihmojnë "site"-et
të ndjekin të dhëna rreth jush, p.sh. përmbajtje
liste blerjesh. Mund të rregulloni parapëlqimet tuaja për
"cookie" të kontrollojnë se si ruhen "cookie"-t
dhe se sa të dhëna rreth jush dëshironi të ruhen
në to nga "site"-et Web.
çkodim
Procesi i ribërjes së të dhënave që kanë
qenë koduar. Shihni edhe kodim.
dëshmi
E njëvlefshmja shifrore e një karte ID. Një dëshmi
tregon emrin e një individi, shoqërie, ose entiteti tjetër
dhe dëshmon që një kyç publik, i cili përmbahet
në dëshmi, i përket këtij entiteti.Kur nënshkruhet
numerikisht një mesazh ose të dhëna të tjera, nënshkrimi
shifror për atë mesazh krijohet me ndihmën e një kyçi
vetjak që i përgjigjet atij publik në dëshminë tuaj
Extensible Markup Language (XML)
Një standard i hapur për përshkrim të dhënash. Ndryshe nga HTML, XML lejon
zhvilluesin e një faqeje web të përcaktojë etiketa speciale. Për më tepër të dhëna,
shihni online dokumentin e W3C-së Extensible Markup
Language (XML).
faqe hyrëse
Faqja të cilën &brandShortName;-i është rregulluar të
shfaqë çdo herë që e nisni ose kur klikoni butonin Hyrje.
E njohur edhe si faqja kryesore për një "site" Web, nga e cila
mund të eksploroni pjesën tjetër të "site"-it.
faqe web
Një dokument çfarëdo në World Wide Web që tregohet nga një
vendndodhje e vetme ose URL dhe që mund të përmbajë tekst,
tejlidhje, dhe grafikë.
faqerojtës
Një vendndodhje faqeje "Web" (URL)
e ruajtur, te e cila mund të shkoni lehtësisht duke klikuar një ikonë
faqerojtësi te Panel vetjak ose duke zgjedhur emrin e faqerojtësit prej menusë
Faqerojtësa.
faqerojtës të gjallë
Një tip e veçantë faqerojtësi që sillet si një dosje që përmban lidhjet në një
prurje. Mund të krijoni faqerojtësa të gjallë duke vizituar
faqe me prurje, duke klikuar te ikona e faqerojtësve të gjallë te Shtyllë Gjendjesh,
dhe përzgjedhur formatin e prurjes që doni të përdoret.
FIPS PUBS 140-1
Federal Information Processing Standards Publications (FIPS PUBS)
140-1 është një standard qeveritar i US për krijim modulesh
kriptografikë -- domethënë, "hardware" ose "software"
të cilët kodojnë dhe çkodojnë të dhëna ose kryejnë
veprime të tjerë kriptografikë (si krijim ose verifikim nënshkrimesh
shifrorë). Shumë produkte të shitur qeverisë së US duhet të
përputhen me një ose më tepër standarte FIPS.
fjalëkalim i përgjithshëm
Një fjalëkalim i përdorur për të mbrojtur fjalëkalime të ruajtur dhe të tjera të dhëna.
&brandShortName;-i do t'ju kërkojë fjalëkalimin tuaj të përgjithshëm kur doni të hyni në
ato të dhëna. Nëse keni pajisje të shumëfishta sigurie, çdo pajisje sigurie do të kërkojë
një fjalëkalim të përgjithshëm të veçantë.
fshehtinë
Një koleksion kopjesh faqesh " Web" të ruajtura në hard diskun e
kompjuterit tuaj ose në kujtesën RAM të tij. &brandShortName;-i i
grumbullon këto kopje ndërkohë që ju shfletoni "Web"-in. Kur
klikoni ose shkruani një URL për të
sjellë një faqe çfarëdo "Web" për të cilën
fshehtina përmban tashmë një kopje, &brandShortName;-i krahason kopjen e
fshehtinës me origjinalen. Nëse nuk ka pasur ndryshime, &brandShortName;
përdor kopjen e fshehtinës në vend që të ringarkojë origjinalin,
duke kursyer kohë shkarkimi dhe procesimi.
Hypertext Markup Language (HTML)
Formati i dokumenteve i përdorur për faqe Web. Standardi HTML përkufizon etiketa,
ose kode, të përdorur për të përcaktuar skemë teksti, gërma,
stile, pamje, dhe të tjerë elementë që formojnë një faqe Web.
Një rrjet mbarëbotëror prej miliona kompjuterash që
ndërlidhen me njëri tjetrin duke përdorur protokolle standard si
TCP/IP.
I hartuar fillimisht për ushtrinë e US më 1969, Interneti u zgjerua
për të përfshirë institute kërkimi dhe edukimi dhe,
nga fundi i viteve 1990, miliona biznese, organizma, dhe individë. Sot Interneti
përdoret për email, shfletim të World Wide Web-it,
mesazhe të atypëratyshëm, "newsgroups", dhe plot
qëllime të tjerë.
Java
Një gjuhë programimi e zhvilluar nga Sun Microsystems. Një program
Java mund të xhirojë në mjaft lloje kompjuterash të ndryshëm, duke
mënjanuar kështu nevojën që programuesit të krijojnë një version
të veçantë të çdo programi për çdo lloj kompjuteri.
Pasi të jetë instaluar Java, &brandShortName;-i mund të shkarkojë
dhe xhirojë automatikisht programe Java (të quajtur edhe "zbatimthe").
JavaScript
Një gjuhë "scripting" e përdorur gjerësisht për të
ndërtuar faqe Web. Programuesit e përdorin JavaScript-in për t'i bërë
faqet veb më ndërvepruese; për shembull, për të shfaqur formularë
dhe butona. JavaScript mund të përdoret me Java, por teknikisht është një
gjuhë më vete. Java nuk është e domosdoshme që JavaScript të
punojë saktë.
klient
Program (p.sh. një shfletues Interneti) që dërgon kërkesa për dhe merr
përgjigje prej një shërbyesi, i cili zakonisht xhiron në
një tjetër kompjuter. Një kompjuter në të cilin xhiron programi klient
thirret edhe klient.
kodim
Procesi i shpërbërjes së të dhënave në një mënyrë
që fsheh kuptimin. Për shembull, lidhje të koduara midis dy kompjuterash e
bëjnë shumë të vështirë ribërjen, ose çkodimin,
e të dhënave që rrjedhin përmes lidhjes. Të dhëna të
koduara mund të çkodohen vetëm nga dikush që ka kyçin e duhur.
kriptografi
Arti dhe praktikat e shpërbërjes (kodimit) dhe ribërjes (çkodimit) të
të dhënave. Për shembull, teknikat kriptografike përdoren për të
shpërbërë dhe ribërë rrjedha informacioni që rrjedhin midis
&brandShortName;-it dhe "sites"-sh Web komercialë.
kyç vetjak
Njëri prej një çifti kyçesh përdorur në kriptografi
kyçesh publikë. Kyçi vetjak ruhet fshehtas dhe përdoret për
të çkoduar të dhëna që janë koduar me kyçin publik
përgjegjës.
mirëfilltësim
Të përdorurit e një fjalëkalimi, dëshmie, numri vetjak identifikimi
(PIN), ose të dhënash të tjera për të vlerësuar një
identitet nëpër një rrjet kopmjuterash.
motor kërkimi
Një program me bazë Web që u lejon përdoruesve të kërkojnë
dhe të marrin të dhëna prej World Wide Web. Motori i kërkimit mund të
kërkojë tërë tekstin e dokumenteve Web ose një listë
fjalëkyçesh, ose të përdorë biblioteka të cilat shqyrtojnë
dokumente Web dhe i sistemojnë ata dorazi për shfrytëzim. Normalisht, përdoruesi
shtyp një fjalë ose një fjali në një kuti kërkimi, dhe motori i
kërkimit shfaq lidhje faqesh Web që kanë përmbajtje.
Panel Faqerojtësish
Paneli që mund të përshtatet e që si
parazgjedhje në &brandShortName; shfaqet tamam nën
Shtyllë Vendndodhjesh. Përmban butona për
faqerojtësit tuaj më të pëlqyer (ose dosje që
përmbajnë grupe faqerojtësish) të cilët
mund t'i shtoni ose hiqni.
Panel Lundrimi
Paneli afër kreut të dritares së
&brandShortName;-it që përmban butonat Prapa dhe Para.
Përgjegjës
"Cookie"-sh
Pjesa e &brandShortName;-it që mund të përdorni
për të kontrolluar "cookie".
Përgjegjës Fjalëkalimesh
Pjesa e &brandShortName;-it që mund t'ju ndihmojë të
mbani mend disa ose tërë emrat dhe fjalëkalimet tuaj
duke i ruajtur në hard diskun e kompjuterit, dhe duke i dhënë
ata automatikisht për ju kur vizitoni "site"-e të
tillë
PKCS #11
Standardi i kriptografisë me kyç publik që drejton
pajisje sigurie si për shembull "smart cards"
Protokoll Kontrolli Transmetimesh/Protokoll Interneti (TCP/IP)
Një protokoll Unix i përdorur për të lidhur
kompjutera që punojnë në një larmi sistemesh
operativë. TCP/IP është një protokoll thelbësor
i Internetit dhe është shndërruar në një
standard mbarëbotëror.
Protokoll
Shpërngulje Kartelash (FTP)
Një standard që u lejon përdoruesve të kalojnë
kartela nga një kompjuter te një tjetër përmes
një rrjeti. Mund të përdorni &brandShortName;-in
për të dhënë e marrë kartela duke përdorur
FTP.
"proxy"
Një program ndërmjetës ose "shko-ndërmjet"
që vepron edhe si
shërbyes edhe si klient në bërje kërkesash për llogari klientësh të
tjerë.
prurje
Një faqe web XML e cila përmban një listë
lidhjesh për te faqe të tjera web. Programe enkas mund të lexojnë
prurje për të krijuar prej lidhjeve një listë titujsh, automatikisht
të përditësueshme kur ka ndryshime. "Site"-e web lajmesh i përdorin
prurjet për të botuar shpejt titujt e lajmeve më të fundit, dhe ditare
vetjakë online i përdorin shpesh prurjet për të njoftuar shpejt vizitorët
rreth shkrimesh të rinj. Shihni gjithashtu faqerojtës të gjallë.
Secure Sockets Layer (SSL)
Një protokoll që lejon mirëfilltësim të
ndërsjelltë ndërmjet një klienti
dhe një shërbyesi me qëllim vendosjen
e një lidhjeje të mirëfilltësuar dhe koduar. SSL
xhiron sipër TCP/IP dhe nën HTTP, LDAP, IMAP, NNTP, dhe
protokollesh të tjerë rrjetesh të nivelit të
lartë. Standardi i ri i "Internet Engineering Task Force"
(IETF) i quajtur "Transport Layer Security" (TLS) bazohet
në SSL. Shihni gjithashtu edhe mirëfilltësim,
kodim.
"site" web
Një grup faqesh Web që kanë lidhje logjike mes tyre,
të lidhura me tejlidhje dhe i mirëmbajtur nga një
shoqëri e veçantë, organizëm, ose individ. Një
"site" Web mund të përmbajë tekst, grafikë,
kartela audio dhe video, dhe lidhje te faqe të tjera Web.
"site" i sigurtë
"Site" që përdor kodim gjatë lidhjesh me
&brandShortName;-in për të parandaluar përdorues Interneti të tjerë keqdashës
të shohin të dhënat e transmetuara. Kur vizitoni "site"-e,
të sigurtë &brandShortName;-i shfaq një ikonë dryni te
Shtylla e Gjendjeve dhe
Shtylla e Vendndodhjeve. &brandShortName;-i gjithashtu
shfaq te Shtyllë Gjendjeje emër përkatësie për "site"-in (për të parandaluar
vjedhjen e të dhënave tuaja nga "site" keqdashës) dhe e bën të verdhë sfondin
e Shtyllës së Vendndodhjeve.
Disa "site"-e mund të kenë edhe të dhëna të sigurta edhe të pasigurta; të dhënat e pasigurta
zakonisht janë jo vetjake, edhe pse nuk është e garantuar që mund të jetë kështu. Për
"site"-e të tillë &brandShortName;-i do të shfaqë te Shtyllë Gjendjeje dhe Shtyllë Vendndodhjeje
një ikonë dryni me një thyesë përsipër tij dhe nuk do të shfaqë emër përkatësie të
"site"-it te Shtylla e Gjendjes, kështu që ju të dini që faqja web e çastit nuk është plotësisht e
e sigurtë.
shërbyes
"Software" (si p.sh. ai që u shërben faqeve Web)
i cili merr kërkesa prej dhe dërgon të dhëna te
një klient, i cili zakonisht xhiron në
një kompjuter tjetër. Një kompjuter në të cilin
xhiron programi shërbyes përshkruhet edhe si shërbyes.
shtojca
Një tip zbatimi ndihmës që
shton aftësi të reja te &brandShortName;-i, p.sh.
mundësi për të luajtur copëza video ose audio.
Ndryshe nga zbatime të tjerë ndihmës, një zbatim
shtojcë e instalon vetveten në drejtorinë Shtojca
brenda drejtorisë kryesore të instalimit të
&brandShortName;-it dhe normalisht mund të hapet brenda
vetë &brandShortName;-it (së brendshmi). Për
shembulll, një shtojcë audio ju lejon të dëgjoni
kartela audio në një faqe Web ose në një mesazh
e-mail. Macromedia Flash Player dhe Java janë që të
dy shembuj zbatimesh shtojcë.
Shtyllë Gjendjeje
Paneli që duket në fund të cilësdo dritare
&brandShortName;-i. Shfaq ikona gjendjeje djathtas.
Shtyllë Vendndodhjesh
Fusha (dhe butonat përkatës) afër kreut të një
dritareje &brandShortName;-i ku mund të shtypni një URL ose terma kërkimi.
Vendndodhja e një kompjuteri në një rrjet
TCP/IP.
Çdo kompjuter në një rrjet ka një
vendndodhje IP. Klientët
kanë ose
një vendndodhje IP të përhershme, ose një që
u jepet ndryshueshëm çdo herë që lidhen me
rrjetin.
Vendtregues i Njëtrajtshëm Burimesh (Uniforme Resource Locator - URL)
Vendndodhja e standardizuar që i tregon &brandShortName;-it
se si të gjejë një kartelë ose një tjetër
resurs në Web (për shembull, http://www.mozilla.org).
Për t'u futur në një faqe Web, mund të shtypni
URL-ra te Shtylla e Vendndodhjeve e &brandShortName;-it. URL-të
përdoren edhe në lidhje faqesh Web të cilat mund t'i
klikoni për të shkuar në faqe të tjera Web. I
njohur edhe si vendndodhje Internet ose vendndodhje Web.
World Wide Web
I njohur edhe si Web. Një pjesë e Internetit që
përbëhet nga faqe Web të ruajtura në shërbyesa
Web dhe të shfaqura nga klientë të
quajtur shfletuesa Web (p.sh. &brandShortName;-i).
zbatim ndihmës
Çdo zbatim që përdoret për të hapur ose
parë një kartelë të shkarkuar nga &brandShortName;.
Një shtojcë është një lloj i veçantë zbatimi ndihmës
i cili instalohet vetë në drejtorinë Shtojca të
drejtorisë kryesore të instalimit të
&brandShortName;-it dhe normalisht mund të hapet nga vetë
&brandShortName;-in (së brendshmi). Microsoft Word, Adobe
Photoshop, dhe të tjerë programe të jashtëm
konsiderohen ndihmësa por jo shtojca, meqë nuk instalojnë
veten në drejtorinë e shfletuesit, por mund të hapen
prej kutisë së dialogut të shkarkimeve.