%brandDTD; %platformDTD; ]>
Ky dokument spiegon ç'janë “cookie”-t, si përdoren, dhe se si mund të kontrolloni “cookie”-t e ruajtura në kompjuterin tuaj duke përdorur Përgjegjës “Cookie”-sh te &brandFullName;.
Një “cookie” është një kartelë e krijuar nga një “site” Internet për të ruajtur të dhëna në kompjuterin tuaj, fjala vjen parapëlqimet tuaj kur vizitoni atë “site”. Kur vizitoni një “site” që përdor “cookies, “site”-i mund t'i kërkojë &brandShortName;-it të vendosë një ose më tepër “cookie” në hard diskun tuaj.
Më vonë, kur riktheheni tek “site”-i, &brandShortName;-i i dërgon mbrapsht “cookie”-t që i përkasin “site”-it. Kjo i lejon “site”-it t'ju paraqesë të dhëna të përshtatura me nevojat tuaja.
“Cookie”-t gjithashtu mund të ruajnë të dhëna vetiake të identifikueshme. Të dhëna vetiake të identifikueshme janë të dhëna që mund të përdoren për t'ju identifikuar ose kontaktuar ju, si për shembull emri jua, vendndodhja e-mail, vendndodhja e shtëpisë ose e punës, ose numri i telefonit. Sidoqoftë, një “site” Web mund të ketë vetëm të dhëna vetiake që ja jepni ju. Për shembull, një “site” Web nuk mund të përcaktojë vendndodhjen tuaj e-mail pa ja dhënë ju. Po ashtu, një “site” Web nuk mund të futet në të dhëna të tjera te kompjuteri juaj.
Kur përdorni rregullimet parazgjedhje për “cookie”-t, kjo veprimtari është e padukshme për ju, dhe nuk do të dini se kur një “site” Web po vendos një “cookie” apo kur &brandShortName;-i po i dërgon një “site” Web “cookie”-n e tij. Sidoqoftë, mund të rregulloni mundësi “cookie”-sh që të pyeteni para vendosjes së një “cookie”.
&brandShortName;-i, si parazgjedhje pranon tërë “cookie”-t. Nëse doni të keni më tepër kontroll rreth se çfarë “cookie”-sh ruhen, ndiqni udhëzimet vijues:
Pasi të jetë bërë kjo, mund të vendosni saktësisht cilat “cookie” të ruhen a jo.
Ka gjithashtu të tjera &pref.plural; që kanë të bëjnë me administrim “cookie”-sh prej &brandShortName;. Nuk janë të nevojshëm për funksionimin e rregullave për “cookie” por spiegohen sidoqoftë:
Nëse doni që asnjë “site” të mos depozitojë “cookie” në kompjuterin tuaj, çshenjojeni këtë mundësi. Mbani shënim që ca “site”-e mund të mos punojnë si duhet kur “cookie”-t janë çaktivizuar.
Nëse &brandShortName;-i depoziton “cookie” të një “site”-i, do t'ja kthejë “cookie”-n vetëm atij “site”-i të caktuar. &brandShortName;-i nuk do t'i ofrojë një “site”-i “cookie” të vendosura nga një tjetër. Ngaqë një “site” Web mund të marrë vetëm “cookie”-t e veta, mund të mësojë rreth veprimtarisë tuaj ndërsa jeni në atë “site” por jo rreth veprimtarisë tuaj kur lundroni në Web në përgjithësi.
Sidoqoftë, nganjëherë ndonjë “site” Web shfaq përmbajtje që strehohet në një tjetër “site”. Kjo përmbajtje mund të jetë çfarëdo, nga pamje deri tekst ose një reklamë. “Site”-i tjetër Web që strehon ka gjithashtu mundësinë të depozitojë një “cookie” në &brandShortName;, edhe pse ju nuk keni vizituar “site”-in drejtpërsëdrejti.
“Cookie” që depozitohen nga një “site” tjetër nga ai që jeni duke vizituar quhen “cookie” palësh të treta ose “cookie” të huaja. “Site”-e Web nganjëherë përdorin “cookie” palësh të treta me GIF të tejdukshëm, të cilët janë pamje speciale që i ndihmojnë “site”-t të numërojnë përdoruesit, të ndjekin përgjigjet e email-ve, të mësojnë më tepër rreth se si e përdorin vizitorët “site”-in, ose të përshtasin shfletimin tuaj. (GIF-et e tejdukshëm njihen gjithashtu si “web beacons” ose “web bugs”.) Kur i vihet shenjë kësaj kutize, këto “cookie” të huaja bllokohen duke mos u depozituar.
Duke pranuar se keni aktivizuar rregulla “cookie”-sh spieguar më sipër, do të shihni një dialog sa herë që një “site” provon të depozitojë një “cookie” në kompjuterin tuaj:
Përdorni Përgjegjës “Cookie”-sh për të parë dhe hequr “cookie” dhe për të administruar &pref.plural; “cookie”-sh me bazë “site”-i. Hyhet përmes pjesës “Cookie” te skeda Vetësi e &pref.singularCaps;.
Dialogu Përgjegjës “Cookie”-sh liston tërë “cookie”-t e depozituara për çastin në kompjuterin tuaj. Duke përzgjedhur një, ju shfaqen më tepër të dhëna rreth saj. Për t'u futur tek kjo dritare përdorni butonin Shihni “Cookie” te &pref.plural; “cookie”-sh.
Për të hequr një “cookie” prej listës, përzgjidheni dhe klikoni Hiq “Cookie”. Për të hequr tërë “cookie”-t, klikoni Hiq Tërë “Cookie”-t. (Kjo është e njëjta gjë me klikimin tek butoni Pastro prej panelit të Vetësisë te dritarja &pref.pluralCaps;.)
Mos lejo “site”-et që kanë vendosur
“cookie”-t e hequra të vendosin “cookie” në të
ardhmen
Edhe nëse hiqni “cookie” tani, do të rikeni
po këto “cookie” herës tjetër që i riktheheni
“site”-it Web. Për të parandaluar këtë,
përzgjidhni këtë kutizë. Kur kjo është
përzgjedhur kjo kutizë, “site”-et Web e “cookie”-ve
që po hiqni shtohen te lista e “site”-ve “cookie”-t e të
cilëve do të hidhen tej automatikisht.E
rëndësishme: Duhet të shenjoni këtë &pref.singular; para se të filloni heqje “cookie”-sh, ose
ndryshe “site”-et nuk do të shtohen te lista e “site”-ve
të blokuar.
Kjo është lista e “site”-eve që janë lejuar ose jo të depozitojnë “cookie” në kompjuterin tuaj. Te shtylla Gjendje, mund të shihni nëse një “site” është blokuar ose lejuar. Për t'u futur te kjo dritare përdorni butonin Përjashtime te &pref.plural; “cookie”-sh.
Për të shtuar një “site” te kjo listë, thjesht shtypni emër përkatësie të “site”-t te fusha e etiketuar Vendndodhje e “site”-it web:. Mandej klikoni Blloko për të hedhur tej “cookie” prej “site“-it, ose klikoni Lejo për të lejuar “cookie“ prej “site“-it.
Për të hequr një “site” prej kësaj liste, përzgjidheni dhe klikoni Hiq “Site”. Për të pastruar listën tërësisht, klikoni Hiq Tërë “Site”-et. Kjo do të rimarrë rregulla “cookie”-sh dhe ju do të shihni sërish dialogjet për çdo “cookie”.
Copyright © 2003-2004 Pjesëmarrësit te Projekti Mozilla Help Viewer.