Mirësevini te &brandFullName;-i! &brandFullName;-i është një shfletues Interneti
të cilin mund ta përdorni për të vizituat faqe web dhe për kërkime në Web.
Kur nisni &brandShortName;-in, do të shini faqen tuaj hyrëse. Si parazgjedhje,
do të shihni faqen hyrëse të &brandShortName;-it.
Ndihmëza:
Për të shfaqur më tepër përmbajtje në ekran mund të përdorni mënyrën Tërë Ekranin.
Mënyra Tërë Ekranin i ngjesh Panelet e &brandShortName;-it në një panel të vockël.
Për të kaluar në mënyrën Tërë Ekranin, thjesht përzgjidhni
Shihni > Tërë Ekranin ose shtypni
F11.
Për të shkuar drejt e te faqja juaj hyrëse, shtypni &altKey;+Home.
Kalimi në një Faqe Tjetër
Mund të kaloni te një faqe web tjetër duke shtypur vendndodhjen e saj Internet ose URL-në
te shtylla e Vendndodhjeve. URL-të normalisht fillojnë me "http://" ndjekur nga
një ose më tepër emra që identifikojnë vendndodhjen. Një shembull është
"http://www.mozilla.org/".
Klikoni te Shtyllë Vendndodhjeje për të përzgjedhur URL-në që gjenden atje tashmë.
Shtypni URL-në e faqes që doni të vizitoni. URL-ja që shtypni zëvendëson çfarëdo teksti
që ndodhet tashmë në Shtyllën e Vendndodhjeve.
Shtypni &enterKey;.
Ndihmëz: Për përzgjedhje të shpejtë të URL-së në Shtyllën e Vendndodhjeve,
shtypni &accelKey;+V.
Nuk e dini URL-në? Provoni të shtypni një fjalë të përgjithshme (si p.sh.
"anije" ose "udhëtim") te Shtylla e kërkimeve dhe shtypni tastin "Enter".
Do të fillojë kështu një kërkim në web për atë çka shtypët dhe do t'ju tregojë edhe URL-në
që po kërkoni you are looking for.
Klikim mbi një Lidhje
Shumica e faqeve web përmbajnë lidhje që ju mund t'i klikoni për të kaluar në faqe të tjera.
Lëvizni treguesin e miut derisa të bëhet një gisht tregues. Kjo ndodh
sa herë që treguesi është mbi një lidhje. Shumica e lidhjeve duken si tekst
i nënvizuar, por lidhjet mund të jenë edhe butona dhe pamje.
Klikoni mbi një lidhje një herë. Ndërkohë që rrjeti gjen se ku ndodhet faqja e lidhjes,
në pjesën e poshtme të dritares do të shfaqen mesazhe gjendjeje.
Ndjekje e Gjurmëve Tuaja
Ka disa rrugë për të rivizituar faqe:
Për të shkuar një faqe prapa ose para, klikoni butonin Prapa ose
Para.
Për të shkuar prapa ose para më tepër se një faqe, klikoni trikëndëshat e veckël
djathtas butonave Prapa dhe Para. Do të shihni një listë me faqet
që keni vizituar së fundmi; për t'iu kthyer një faqeje, zgjidheni prej listës.
Për të parë një listë të URL-ve që keni shtypur te Shtylla e Vendndodhjeve, klikoni the
shigjetën në cepin e djathtë të Shtyllës së Vendndodhjeve. Për të parë një faqe, zgjidheni atë
prej listës.
Për të zgjedhur një prej faqeve që keni parë brenda sesionit të çastit, hapni menunë
Shko dhe përdorni listën në pjesën e poshtme të menusë.
Për të zgjedhur një prej faqeve që keni parë gjatë sesionesh të ndryshëm të kaluar,
hapni menunë Shko dhe zgjidhni Historik. Do të shihni Anështyllën
e Historikut. Anështylla e Historikut shfaq një listë dosjesh.
Dyklikimi mbi dosjet shfaq nëndosje ose faqerojtësa faqesh web.
Mund të dyklikoni URL-në ngjitur me ikonën e Faqerojtësve për të parë atë faqe.
Ndalim dhe Ringarkim
Nëse një faqe është duke u ngarkuar shumë ngadalë ose nuk doni më ta shfaqni atë faqe,
klikoni butonin Ndal.
Për të ringarkuar faqen e çastit ose për të pasur versionin më të përditësuar të saj, klikoni
butonin Ringarko ose shtypni &accelKey;+&shiftKey;+R.
Shfletim me Skeda
Kur vizitoni më shumë se një faqe web në herë, mund të përdorni
Shfletim me Skeda për të lundruar më shpejt dhe më lehtë në Web.
Shfleitimi me Skeda ju lejon të hapni skeda, secila për të shfaqur një faqe web, brenda
një dritareje të vetme &brandShortName;. Nuk keni pse të mbani disa dritare hapur
për të vizituar disa faqe të ndryshme web. Kjo liron vend në desktopin tuaj.
Mund të hapni, mbyllni, dhe ringarkoni faqe web më së miri në një vend pa u dashur
të hidheni në një dritare tjetër.
Anështylla është një zonë në anën e majtë të ekranit të cilën mund ta përdorni
për të parë faqerojtësit ose historikun. Me ndihmën e zgjerimeve mund të shtoni rrugë të tjera
përdorimi të Anështyllës.
Për të parë diçka në Anështyllë, përzgjidhni Shihni >
Anështyllë. Prej andej mund të përzgjidhni skedën që doni për Anështyllën.
Kërkim
Kërkim në Web
Kërkimi në faqe web rreth një subjekti të caktuar është fare i kollajtë duke shtypur
ca fjalë në Shtyllën e Kërkimit të &brandShortName;-it si tregohet më poshtë:
Për shembull, nëse doni të gjeni të dhëna rreth kukullash:
Klikoni te Shtylla e Kërkimit.
Shtypni fjalën kukulla. Shtypja që bëni zëvendëson çfarëdo teksti
që gjendet për çastin në shtyllën e kërkimit.
Shtypni tastin &enterKey; për të kryer kërkimin.
Përfundimet e kërkimit për "kukulla" dalin te dritarja e &brandShortName;-it.
Kërkim Fjalësh të Caktuara
në Faqe Web
&brandShortName;-i ju lejon të kërkoni brenda një faqeje web për fjalë që i përzgjidhni ju:
Përzgjidhni (përmes theksimit) cilëndo fjalë brenda një faqeje web.
DjathtasklikoniShtypni &accelKey;,
klikoni butonin e miut, dhe zgjidhni prej menusë "Kërkoni në Web për [fjalët tuaja
të përzgjedhura]".
&brandShortName;-i hap një dritare të re dhe përdor motorin tuaj parazgjedhje për kërkime
për fjalët e përzgjedhura nga ju.
Kërkim Brenda një Faqeje
Për të gjetur tekst brenda faqes që po shihni për çastin me &brandShortName;-in:
Përzgjidhni Përpunim > Gjej në Këtë Faqe. Nëse faqja në fjalë
përmban korniza, klikimi brenda një kornize para se të filloni kërkimin mundet të jetë i dobishëm.
Duhet pas kësaj të shfaqet një panel i ri në fund të shfletuesit tuaj.
Shtypni tekstin që doni të gjeni.
Zgjidhni një prej mundësive vijuese për kërkimet:
Gjej Pasues: për të gjetur në faqe raste që janë nën vendndodhjen e çastit të kursorit.
Gjej të Mëparshmin: për të gjetur raste që janë mbi vendndodhjen e çastit të kursorit.
Thekso: për të theksuar hasjet e termave tuaj të kërkimit në faqen e çastit.
Kërkimi fillon vetvetiu kur shtypet diçka brenda kutisë së teksteve.
Për të gjetur sërish të njëjtën fjalë ose fjali:
Përzgjidhni Përpunim > Gjej Sërish.
Kopjim, Ruajtje, dhe
Shtypje Faqesh
Kopjim i një Pjese të një Faqeje
Për të kopjuar tekst prej një faqeje:
Përzgjidhni tekstin.
Përzgjidhni Përpunim > Kopjo te Shtylla e
Menuve.
Mund edhe ta ngjisni tekstin në programe të tjerë.
Për të kopjuar nga një faqe një lidhje (URL) ose një lidhje pamjeje:
Vendoseni treguesin mbi një lidhje ose një pamje.
DjathtasklikoniShtypni &accelKey;
mbi lidhjen ose pamjen që të shfaqet një menu.
Zgjidhni Kopjo Vendndodhje Lidhjeje ose Kopjo Vendndodhje Pamjeje. Nëse një pamje është edhe
lidhje, mund të zgjidhni kë të doni prej të dyjave.
Mund edhe ta hidhni lidhjen në programe të tjerë ose te Shtylla e Vendndodhjeve të &brandShortName;-it.
Ruajtje e një Pjese ose e Tërë Faqes
Për të ruajtur një faqe të tërë në &brandShortName;:
Përzgjidhni Kartelë > Ruaj Faqen Si. Do të shihni
dialogun Ruaj Si.
Zgjidhni një vendndodhje për faqen që ruhet.
Zgjidhni një format për faqen që doni të ruani:
Faqe Web, e plotë: Ruan tërë faqen web bashkë me pamjet.
Kjo zgjedhje ju lejon ta shihni faqen me pamjet siç dukej në origjinal,
por mund të mos ruhet e njëjta strukturë lidhjesh HTML si të faqes origjinale.
&brandShortName;-i krijon një drejtori të re, atje ku ruhet dhe faqja,
për të ruajtur pamjet dhe të tjera kartela të nevojshme për shfaqjen e plotë
të tërë faqes web.
Faqe Web, vetëm HTML: Ruaj faqen origjinale pa pamjet.
Kjo zgjedhje ruan strukturën origjinale të lidhjeve HTML në një kartelë.
Kartelë tekst: Ruan faqen origjinale si kartelë tekst.
Kjo zgjedhje nuk do të ruajë strukturën origjinale të lidhjeve HTML, por do t'ju lejojë
të shihni me një përpunues tekstesh një variant tekst të faqes web.
Shtypni një emër kartele për faqen dhe klikoni Ruaj.
Për të ruajtur një kornizë që brenda një faqeje web:
Vendoseni treguesin e miut brenda kornizës.
Shtypni &accelKey; dhe klikoni butonin e miut mbi tëDjathtasklikoni kornizën për të shfaqur një menu.
Prej nënmenusë përzgjidhni Këtë Kornizë > Ruaj Kornizë Si.
Do të shihni një dialog Ruaj Si.
Zgjidhni një vendndodhje për faqen që ruhet.
Zgjidhni një format për faqen që doni të ruani.
Shtypni një emër kartele për faqen dhe klikoni Ruaj.
Ruajtja e një kartele në hard diksun tuaj ju lejon të shihni faqen ku nuk jeni të lidhur në
Internet.
Për të ruajtur një pamje prej një faqeje:
Vendosni treguesin e miut mbi pamjen.
DjathtasklikoniPress &accelKey; dhe
klikoni me butonin e miut mbi për të shfaqur një menu.
Përzgjidhni Ruaj Pamje Si. Do të shihni
dialogun Ruaj Pamje.
Zgjidhni një vendndodhje për pamjen që ruhet.
Shtypni një emër kartele për pamjen dhe klikoni Ruaj.
Për të ruajtur një faqe pa e shfaqur (çka është e dobishme për të rihapur
më vonë faqe të paformatuara të cilat nuk janë parashikuar për t'u parë):
Vendosni treguesin e miut mbi një lidhje për te faqja.
Djathtasklikoni lidhjenShtypni
&accelKey; dhe klikoni butonin e miut për të shfaqur një menu.
Përzgjidhni Ruaj Lidhje në Disk. Do të shihni dialogun
Ruaj Si.
Zgjidhni një vendndodhje për faqen që ruhet.
Shtypni një emër kartele për faqen dhe klikoniRuaj.
E rëndësishme: Disa lidhje shkarkojnë dhe ruajnë automatikisht kartela
në hard diskun tuaj pasi t'i keni klikuar. URL-të për këto lidhje shpesh fillojnë
me "ftp" ose përfundojnë me një zgjatim tipi kartele si p.sh.
"au" ose "mpeg." Këto lidhje mund të bien "software",
tinguj, ose kartela filmike dhe të nisin dhe zbatimet ndihmës që mbulojnë
këto kartela.
Ndihmëz: Për të vënë një pamje si sfond për desktopin tuaj në Windows,
djathtasklikoni mbi një pamje dhe zgjidhni prej menusë që hapet Vëre Si Sfond.
Mund të zgjidhni &pref.plural; të ndryshëm për ekranin përmes dialogut që ju është shfaqur.
Shtypja e një Faqeje
Për të shtypur faqen e çastit:
Përzgjidhni Kartelë > Shtyp.
Për të shtypur tekstin e përzgjedhur:
Përzgjidheni tekstin në faqen e çastit.
Përzgjidhni Kartelë > Shtyp. Do t'ju shfaqet
kutia me dialogun për shtypjet.
Tek Interval Shtypjeje, klikoni Përzgjedhje.
Sistemimi i përmbajtjes në faqen e shtypur përcaktohet nga autori i faqes web
dhe madhësia e faqes së shtypur, jo nga madhësia e dritares që duket në ekran. Teksti
mblidhet dhe grafikat risistemohen që të përputhen me madhësinë e letrës.
Përdorimi i Paraparjes së Shtypjes
Për të pasur një vështrim paraprak se si do të dukej faqja para se ta printonit, mund të përdorni
Paraparje e Shtypjes:
Përzgjidhni Kartelë > Paraparje e Shtypjes.
Te Paraparja e Shtypjes, mund të bëni këta veprime me faqet që doni të shtypni:
Të shihni një paraparje për secilën faqe: Për të lëvizur ndërmjet faqeve klikoni butonin Pasuesja , E mëparshmja
,
E para ,
ose e Fundit .
Të ndryshoni shkallën (madhësinë) e faqeve: Te menuja për Shkallën,
zgjidhni "50%" për ta bërë çdo faqe sa gjysmën e faqes fillestare.
Për t'i ripërmasuar faqet vetvetiu që ato t'i nxërë gjerësia e letrës,
zgjidhni "Tkurre ta Nxërë Gjerësia e Faqes". Mundeni po ashtu të jepni
përqindjen tuaj duke zgjedhur "Vetjake...".
Të ndryshoni orientimin e faqes: Zgjidhni
Portret
për ta vendosur faqen në mënyrë që brinja më e shkurtër të jetë sipër. Zgjidhni
Së gjeri
për ta vendosur faqen në mënyrë që brinja më e gjatë të jetë sipër.
Të shkoni te Rregullim Faqeje: Klikoni Rregull Faqeje... për të
përshtatur më tej faqet që doni të shtypni.
Të shkoni te Shtypje: Klikoni Shtyp për të shtypur
faqet.
Shënim: Disa funksione Paraparjeje Shtypjesh janë ndryshe ose
nuk janë fare nën Mac OS dhe Linux.
Përdorimi i Rregullimit të Faqes
Shënim: Disa funksione Rregullimi Faqeje janë ndryshe ose
nuk janë fare nën Mac OS dhe Linux.
Për të përshtatur shtypjen e faqeve nga &brandShortName;-i, mund të përdorni Rregullim Faqeje:
Përzgjidhni Kartelë > Rregullim Faqeje.
Nën Rregullim Faqeje, mund të ndryshoni rregullimet vijues për faqet që doni të shtypni:
Formate & Mundësi: Zgjidhni drejtimin, shkallën,
dhe mundësi të tjeras:
Drejtim:
Portret: Zgjidhni këtë
për ta vendosur faqen normalisht, me brinjën e shkurtër sipër.
Së gjeri: Zgjidhni këtë
për ta vendosur faqen së gjeri, me brinjën më të gjatë sipër.
Shkallë: Shtypni një përqindje të faqes fillestare. Për shembull,
shtypni "50" për ta bërë çdo faqe sa gjysma e faqes fillestare.
Tkurre ta Nxërë Gjerësia e Faqes: Përzgjidheni këtë
për ripërmasim të vetvetishëm të faqes sa gjerësia e letrës.
Mundësi:
Sfond Shtypjeje (ngjyra dhe pamje): Përzgjidhni këtë për të
shtypur pamje dhe ngjyra sfondi. Nëse nuk e përzgjidhni do të shtypen vetëm pamjet
dhe ngjyrat e përparme.
Mënjana & Kryefaqe/Fundfaqe: Klikoni këtë skedë për të
rregulluar mënjana, kryefaqe, dhe fundfaqe:
Mënjana:
Krye, Fund, Majtas, Djathtas: Jepni një mënjanë në njësinë e treguar
për mënjanat në krye, fund, majtas, dhe djathtas.
Kryefaqe & Fundfaqe: Secila nga listat hap-mbyll përfaqëson
ose një zonë kryefaqe, ose një fundfaqe. Listat hap-mbyll në rreshtin e sipërm janë
për zona kryefaqeje majtas, në qendër dhe djathtas. Listat hap-mbyll në rreshtin e
poshtëm janë për zona fundfaqeje majtas, në qendër dhe djathtas. Në secilën listë hap-mbyll,
mund të zgjidhni një nga mundësitë vijuese:
--bosh--: Mos shfaq gjë në këtë zonë.
Titull: Shfaq titullin e faqes web.
URL: Shfaq URL-në e faqes web (URL-ja zakonisht fillon
me "http://").
Datë/Kohë: Shfaq datën dhe kohën kur është shtypur
faqja web.
Faqe #: Shfaq numër faqeje për secilën faqe.
Faqe # nga #: Shfaq numër faqeje bashkë me numër faqesh gjithsej.
Për shembull, nëse shtypni një faqe web me pesë faqe, "3
nga 5" do të shfaqej te faqja e tretë.
Vetjake: Shtypni tekstin tuaj. Mund të përfshini këdo nga
kodet vijues për të shtypur të dhëna të caktuara:
&PT: Numër Faqeje bashkë me Gjithsejin (Shembull: "3 nga
5")
&P: Numër Faqeje
&D: Datë
&U: URL
&T: Titull Faqeje
Ndihmëz: Për të parë një paraparje të ndryshimeve të bërë te Rregullim Faqeje, përdorni
Paraparje Shtypjeje.
Përmirësim Shpejtësie dhe
Efektshmërie
Administrim Tipesh të Ndryshëm Kartelash
&brandShortName;-i mund të trajtojë mjaft tipe të ndryshëm kartelash. Sidoqoftë, për disa
kartela si filma ose muzikë, &brandShortName;-i ka nevojë për shtojca ose zbatime
"ndihmës" të cilët trajtojnë këta tipe kartelash. Nëse
&brandShortName;-i nuk ka zbatimin ndihmës të nevojshëm ose shtojcën,
prapëseprapë mund ta ruani kartelën në hard diskun tuaj. Kur ruhen kartela, mund të ndiqni
gjurmët e tyre duke përdorur Përgjegjës Shkarkimesh.
Shtojca
Shtojcat janë zbatime ndihmës që zgjerojnë funksionet ekzistues brenda
&brandShortName;-it dhe xhirojnë brenda tij. Sjtojca si Sun Java, Macromedia Flash,
dhe RealNetworks RealPlayer i lejojnë &brandShortName;-it të shfaqë kartela multimedia
dhe të xhirojë zbatime të vegjël si p.sh. filma, animacione, dhe lojra.
Shtojca mund të instaloni edhe pasi të keni instaluar &brandShortName;-in. Për të parë
shtojca &brandShortName;-i tashmë të instaluara, përzgjidhni &pref.menuPath;. Përzgjidhni
kategorinë Shkarkime dhe klikoni butonin Shtojca....
Prej andej mundeni po ashtu të aktivizoni ose çaktivizoni shtojca të instaluara.
Për të parë një listë të plotë të shtojcave të &brandShortName;-it që mund të instalohen, shihni
faqen për Shtojca Shfletuesi
te Netscape.com.
Zbatime Ndihmës
Kur nuk hapen dot kartela brenda &brandShortName;-it, mund të zgjidhni mundësinë e
hapjes së tyre me një zbatim ndihmës që hapet jashtë &brandShortName;-it. Për shembull,
për të luajtur kartela MP3, mund të hapen nga jashtë &brandShortName;-it programe si Winamp.
Rregullimet te paneli i Shkarkimeve te dritarja &pref.pluralCaps;
i tregojnë &brandShortName;-it cilin zbatim ndihmës të përdorë në kompjuterin tuaj. Në
ndarjen Tipe Kartelash mund të shihni se si do të trajtohen tipe të ndryshëm
kartelash nga &brandShortName;-i. Mund të ndryshoni veprimin për secilin tip kartele ose
ta hiqni fare. Po ashtu, nëse &brandShortName;-i nuk di se cilin zbatim ndihmës të
përdorë, kjo ju lejon të gjeni një zbatim ndihmës brenda kutisë së dialogut të shkarkimeve.
Kutia e dialogut të shkarkimeve ka këto mundësi:
Hap duke përdorur: &brandShortName;-i e hap kartelën
duke përdorur programin parazgjedhje caktuar në rregullimet tuaj për sistemin.
Mundeni gjithashtu të zgjidhni një program tjetër duke përzgjedhur Tjetër...
te lista hap-mbyll.
Ruaj në Disk: &brandShortName;i ju lejon të përzgjidhni vendin
ku të ruhet kartela. Nëse keni përzgjedhur Ruaj tërë kartelat te kjo dosje
te paneli Shkarkimeve i &pref.pluralCaps;ve,
kartela automatikisht do të ruhet te dosja parazgjedhje.
Nga këtej e tutje bëje këtë automatikisht për kartela si kjo.:
Kur kjo mundësi është përzgjedhur, &brandShortName;-i do të kryejë automatikisht
veprimin e përzgjedhur herës tjetër që shkarkoni një kartelë të këtij tipi.
Ndihmëz: Prej panelit Shkarkime te &pref.pluralCaps; mund
të fshini &pref.plural;t e ruajtur për Nga këtej
e tutje bëje këtë automatikisht për kartela si kjo.
Shënim: Në këtë ndarje diskutohen rregullime dhe karakteristika
të pranishme vetëm në Windows dhe Linux.
&brandShortName;-i shfaq faqe web prej Internetit dhe
prej kompjuterit tuaj. Për të hapur lehtë faqe web, mund ta bëni &brandShortName;-in
shfletuesin tuaj parazgjedhje.
Për ta bërë &brandShortName;-in shfletuesin tuaj parazgjedhje, përzgjidhni &pref.menuPath;.
Mandej mund të klikoni te butoni Caktoje Shfletuesin Parazgjedhje te paneli
Të përgjithshëm i &pref.pluralCaps;ve për ta bërë &brandShortName;-in shfletuesin tuaj web parazgjedhje.
Ndryshim Rregullimesh Fshehtine
&brandShortName;-i ruan në fshehtinë kopje të faqeve ku hyhet vazhdimisht.
Kështu që &brandShortName;-it nuk i duhet të marrë faqen prej rrjetit sa herë që doni
të shihni faqen web.
për të caktuar madhësinë e fshehtinës ose për ta pastruar atë (vetëm në Windows dhe Unix):
Përzgjidhni &pref.menuPath;.
Te kategoria Vetësi, klikoni Fshehtinë për të zgjeruar listën.
Jepni një vlerë te fusha Përdor deri në për të përcaktuar madhësinë e
fshehtinës. 50MB me 70MB është një madhësi e mirë. Për të pastruar menjëherë fshehtinën, klikoni
butonin Pastro djathtas kategorisë Fshehtinë.
E rëndësishme: Një fshehtinë më e madhe lejon marrje
të shpejtë të më tepër të dhënave, vetëm se kështu përdoret më tepër hapësirë
në hard diskun tuaj.
Kur e lini &brandShortName;-in, ky kryen një mirëmbajtje fshehtine. Nëse
mirëmbajtja zgjat më tepër se sa do të donit, provoni zvogëlimin e madhësisë
së fshehtinës së diskut.
Për të ringarkuar një faqe në çfarëdo kohe:
Klikoni butonin Ringarko te Panel Lundrimi i &brandShortName;-it.
Kompjuteri kontrollon në Internet për t'u siguruar që keni
versionin e fundit të faqes.