%brandDTD; %platformDTD; ]>
Hap një dritare të re &brandShortName;-i.
Hap brenda dritares së çastit të &brandShortName;-it një skedë të re shfletuesi.
Kalon kursorin te shtylla e URL-ve të &brandShortName;-it që të mund shtypni një vendndodhje për t'u vizituar.
Shfaq një dialog Hap Kartelë nga ku ju mund të përzgjidhni një kartelë prej disqeve tuaj vendorë ose të rrjetit. Mund të shihni mjaft tipe kartelash në &brandShortName;, përfshi kartela HTML/XML, kartela pamje, kartela tekst dhe të tjera.
Mbyll skedën e çastit dhe përzgjedh skedën ngjitur djathtas. Ky element menuje është i dukshëm vetëm nëse për çastin ka të hapura më tepër se një skedë shfletuesi.
Mbyll dritaren e çastit.
Ruan faqen që jeni duke shfletuar për çastin. Mund të zgjidhni të ruani tërë faqen (të plotë, bashkë me grafikë), thjesht faqen HTML të çastit, ose vetëm si faqe tekst.
Hap një dritare hartimi email-esh duke përdorur programin parazgjedhje të kompjuterit tuaj për email-e që ju të dërgoni një mesazh me një lidhje për faqen e çastit. Kjo karakteristikë hëpërhë është e mundshme vetëm në Windows, Mac OS X dhe OS/2.
Shfaq një dialog Rregullimi Faqeje ku mund të caktoni rregullime shtypjeje si mënjana, kryefaqe dhe fundfaqe, dhe drejtim faqeje.
Shfaq një paraparje se si do të dukej dokumenti i çastit po të shtypej. Çka pasqyron rregullimet në dialogun Rregullim Faqeje dhe idetë e autorit për faqen.
Shfaq dialogun e Shtypjes, ku mund të caktoni numrin e kopjeve të shtypura, etj. Klikoni OK për ta shtypur faqen.
Hap dialogun e Importuesit, i cili ju lejon të importoni &pref.plural;, faqerojtësa, historik, fjalëkalime dhe të dhëna të tjera prej shfletuesësh si Microsoft Internet Explorer, Netscape, Mozilla ose Opera.
Këmben gjendjet i lidhur/i palidhur. Mënyra i palidhur ju lejon të shihni faqe web të cilat i keni vizituar më parë pa qenë i ldhur në Internet.
Mbyll tërë dritaret e hapura të &brandShortName;-it, përfshi çfarëdo shkarkimi në kryerje e sipër, dhe dilet plotësisht prej &brandShortName;-it. Nëse ndodh të përzgjidhni këtë element menuje duke pasur skeda, dritare të hapura, ose shkarkime, &brandShortName;-i, për të parandaluar dalje aksidentale do t'ju kërkojë të ripohoni zgjedhjen tuaj.
Zhbën veprimin e fundit në një fushë teksti. Nëse më vonë vendosni se nuk ju duhej të zhbënit një veprim, përdorni urdhrin Ribëj.
Ribën urdhrin e fundit të Zhbërë.
Pret tekstin e përzgjedhur te një fushë teksti dhe e ruan atë te clipboard-i. Ngjiteni tekstin gjetkë duke përdorur urdhrin Ngjit.
Kopjon tekstin e përzgjedhur te clipboard-i. Ngjiteni tekstin në një fushë teksti duke përdorur urdhrin Ngjit.
Ngjit në një fushë teksti tekstin e ruajtur te clipboard-i.
Fshin tekstin e përzgjedhur prej një fushe teksti.
Përzgjedh tërë tekstin dhe elementë të tjerë te faqja.
Shfaq Panel Gjetjesh në fund të dritares së shfletuesit. Jepni te paneli tekstin që doni të gjehet, dhe ndërkohë që ju shtypni &brandShortName;-i automatikisht do të gjejë dhe përzgjedhë hasjen e parë te faqja për tekstin e dhënë. Klikoni Gjej Pasues ose Gjej të Mëparshmin për të gjetur tekstin në vende të tjera te faqja, dhe klikoni Thekso për të theksuar tërë hasjet e tekstit te faqja.
Kërkon për hasjen pasuese për tekstin e treguar gjatë përdorjes së urdhrit Gjej në Këtë Faqe....
Shfaq dritaren &pref.pluralCaps;, prej ku ju mund të ndryshoni mjaft nga &pref.plural; në &brandShortName;.
Shfaq ose fsheh panelin e lundrimit, i cili zakonisht përmban butona standardë lundrimi (Prapa, Para, Ndal, etj.).
Shfaq ose fsheh panelin e faqerojtësave, i cili përmban faqerojtësa për te "site"-e të ndryshëm.
Shfaq dialog përshtatjeje panelesh. Këtu mund të merrni dhe vini butona panelesh prej/për te panelet. Mundeni gjithashtu të djathtasklikoni panelin e lundrimit dhe të përzgjidhni Përshtasni... për të shfaqur këtë dialog.
Shfaq ose fsheh shtyllën e gjendjes, që gjendet në fund të dritares. Shtylla e gjendjes shfaq të dhëna të dobishme rreth faqes por mund të mos u hyjë në punë të gjithëve.
Anështylla mund të shfaqë faqerojtësit tuaj ose historikun e shfletimit. Është përherë e mundshme të mbyllni Anështyllën duke klikuar mbi X-in te cepi i sipërm djathtas.
Shfaq në Anështyllë Faqerojtësat, çka i mban faqerojtësit tuaj të dukshëm tërë kohës. Kjo mund të jetë mjaft e dobishme nëse i përdorni shpesh faqerojtësit.
Shfaq në Anështyllë Historikun, i cili ruan gjurmët e "site"-eve që keni vizituar. Për të ndryshuar se sa ditë të mbahet mend një "site", përzgjidhni &pref.menuPath; dhe përzgjidhni panelin mbi Vetësinë.
Ndalon ngarkimin e faqes që jeni duke shfletuar për çastin. Kjo është e njëjta gjë si klikimi mbi butonin Ndal te paneli.
Merr versionin më të përditësuar të faqes së çastit. Kjo është e njëjta gjë si klikimi mbi butonin Ringarko te paneli.
Nëse teksti në një faqe web është tepër i vogël ose tepër i madh, mund ta ndryshoni deri në një masë më të përshtatshme.
Shfaq tekstin e faqes web një numër më të madh. Këtë mund ta bëni edhe me miun (për udhëzime shihni Shkurtprerje Miu).
Shfaq tekstin e faqes web një numër më të vogël. Këtë mund ta bëni edhe me miun (për udhëzime shihni Shkurtprerje Miu).
Shfaq tekstin e faqes web në madhësinë e vet normale.
Ju lejon të përzgjidhni një stil për faqen web të çastit. Si parazgjedhje, është përzgjedhur "Stil Fillestar Faqeje" nëse autori nuk tregon një parazgjedhje tjetër.
Heq prej faqes formatime stili.
E shfaq faqen me një stil të përgjithshëm të përcaktuar nga autori.
Nëse autori ka përcaktuar stile shtesë faqesh, &brandShortName;-i do t'i listojë ata këtu që ju të mund të përzgjidhni.
Ju lejon të ndryshoni dorazi kodimin për gërmat në një faqe web. &brandShortName;-i zakonisht këtë e bën automatikisht.
Shfaq kodin burim për dokumentin e çastit.
Shfaq dritaren plotësisht në ekran. Nëse e keni të fshehur panelin e lundrimit, keni përherë mundësinë ta riktheni dritaren në gjendjen e mëparshme duke shtypur F11.
Menuja Shko përmban një listë të "site"-eve të vizituar së fundmi.
Kthehet mbrapsht një faqe në historik. Kjo është e njëjta gjë si të klikohej te butoni Prapa te paneli.
Shkon një faqe para në historik. Kjo është e njëjta gjë si të klikohej te butoni Para te paneli.
Shfaq faqen tuaj hyrëse. kjo është e njëjta gjë si të klikohej te butoni Hyrje te paneli i lundrimit. Për të ndryshuar faqen hyrëse, përzgjidhni &pref.menuPath; dhe hapni paneli Të përgjithshëm. Mund të caktoni të shfaqet një faqe bosh, faqja e çastit (ose grup skedash), një faqerojtës, ose një vendndodhje e dhënë dorazi.
Kjo menu përmban tërë faqerojtësit tuaj të ruajtur.
Shton faqen e çastit te faqerojtësit tuaj. Do të shfaqet një dialog i cili ju lejon të zgjidhni një titull për faqerojtësin dhe të caktoni ku doni të ruhet ai.
Shfaq Përgjegjësin e Faqerojtësve, një dritare nga ku ju mund të ndryshoni faqerojtësit tuaj. Mund t'i rendisni, riemërtoni dhe ndryshoni vetitë e faqerojtësve tuaj si dhe t'i shtoni, hiqni, dhe lëvizni ata.
Kalon kursorin te kutia e Kërkimeve në Web. Mandej ju mund të shtypni termat që doni të gjenden në Web.
Hap programin tuaj për email-e që ju kështu të mundeni të lexoni email-et tuaj.
Hap një dritare hartimi email-esh duke përdorur programin parazgjedhje për email-e në kompjuterin tuaj që kështu ju të mundni t'i dërgoni një email dikujt.
Hap Përgjegjësin e Shkarkimeve, prej nga ku mund të shihni shkarkimet e çastit, si dhe ata të përfunduarit.
Hap Përgjegjës Zgjerimesh, ku mund të shihni tërë zgjerimet e instaluar në këtë version të &brandShortName;-it. prej këtij dialogu mundeni gjithashtu të zgjidhni të çinstaloni zgjerime. Për më tepër të dhëna, shihni temën e ndihmës Zgjerime.
Hap Përgjegjësin e Temave. Prej këtej, mund të këmbeni temën që &brandShortName;-i është duke përdorur për çastin. Prej këtij dialogu mundeni gjithashtu të instaloni dhe çinstaloni tema. Për më tepër të dhëna, shihni temën e ndihmës Tema.
Hap Konsolën JavaScript, e cila gjurmon probleme me kod JavaScript. JavaScript është një gjuhë për "scripting" masivisht e përdorur për të ndërtuar faqe web. Programuesit e përdorin JavaScript-in për t'i bërë faqet web më ndërvepruese; JavaScript-i shpesh përdoret për të vlerësuar në mënyrë dinamike formularë dhe përzgjedhur butona.
Shfaq të dhëna të zgjeruara rreth faqes së çastit, si tipi i dokumentit, kodimi, madhësia, dhe të dhëna sigurie. Dialogu shfaq gjithashtu lista mediash dhe lidhjesh të përdorura te faqja.
Shfaq dritaren &pref.pluralCaps;, ku ju mund të ndryshoni mjaft &pref.plural; te &brandShortName;-i.
Hap dritaren e Ndihmës për &brandShortName;-in, e cila përmban të dhëna të dobishme që mund t'ju ndihmojnë në shfletimin e web-it.
Hap këtë dritare ndihme duke shfaqur të dhëna të cilat mund të ndihmojnë kalimin e përdoruesëve të Internet Explorer-it te &brandShortName;-i.
Hap një faqe web që ju jep të dhëna se si të përhapni &brandShortName;-in.
Shfaq një kuti dialogu me të dhëna rreth &brandShortName;-it, përfshi versionin e çastit dhe një listë të shkurtër kreditesh.
Copyright © 2003-2004 Pjesëmarrësit te Projekti Mozilla Help Viewer.