Kur shihni dritaren e Ndihmës, klikoni skedat në kornizën majtas për të parë
përmbajtjen e Ndihmës në mënyra të ndryshme:
Përmbajtje shfaq listën e temave kryesore.
Për ta lexuar klikoni mbi një temë. Dyklikoni për të parë nëntemat e saj.
Kërkoni ju lejon të kërkoni nëpër kartelat e Ndihmës.
Shtypni një fjalë ose fjali dhe shtypni Enter për të parë tema përkatëse. Mandej klikoni
temën që doni për ta lexuar.
Nëse nga kërkimi nuk del gjë, provoni më pak fjalë ose një tjetër ndërthurje fjalësh.
Tregues liston temat sipas abc-së. klikoni një zë te treguesi
për të parë të dhëna mbi atë temë.
Fjalor liston përkufizimet sipas abc-së. Klikoni
një term fjalori për të parë përkufizimet rreth tij.
Për të parë të dhëna të lidhura me temë Ndihme që jeni duke lexuar, klikoni
lidhje te dritarja e Ndihmës siç do të bënit në një faqe të zakonshme web.
Ndiqni Gjurmët Tuaja
Për të ndjekur gjurmët tuaja brenda Ndihmës, klikoni butonat pranë cepit të sipërm majtas
të dritares së Ndihmës:
Për të shfaqur ose fshehur Anështyllën që gjendet në anën e majtë
të Dritares së Ndihmës klikoni butonin Shfaq/Fshih Anështyllë.
Për t'u kthyer prapa nëpër faqe që i keni vizituar më parë klikoni butonin Prapa.
Ky punon njësoj si butoni Prapa te dritarja kryesore e &brandShortName;-it.
Për t'u hedhur përpara nëpër faqe që i keni vizituar më parë klikoni butonin Përpara.
Punon njësoj si butoni Përpara te dritarja kryesore e &brandShortName;.
Për të parë Qendrën e Ndihmës dhe Suportit klikoni butonin Hyrje, i cili përfshin lidhje
për te mundësi suporti dhe burime me bazë web.
Si rrugë tjetër, shtypni udhëzimet që doni të ndiqni:
Për të shtypur tërë faqen që shfaqet për çastin te dritarja e Ndihmës,
klikoni butonin Shtyp afër cepit të sipërm djathtas te dritarja e Ndihmës:
Për të shtypur vetëm një pjesë të faqes, fillimisht klikoni dhe zvarritni miut për të
përzgjedhur zonën që doni të shtypet e mandej klikoni butonin Shtyp.
Ndihmëza Kërkimi
Nëse nuk po gjeni atë që doni gjatë kërkimit tuaj, ja disa ndihmëza të thjeshta:
Sigurohuni që po kërkoni diçka që ka lidhje me &brandShortName;-in;
nuk bëhet fjalë për një kërkim të përgjithshëm në Internet.
Përpiquni që kërkimi juaj të jetë sa më përfshirës - mos jini tepër specifik;
termat mund të jenë përdorur pakëz ndryshe nga kërkimi juaj.
Shmangni të qenit tepër i hapur në kërkimin tuaj: fjalë si "&brandShortName;"
dhe "&vendorShortName;" ka mundësi që t'ju sjellin tërë faqet
e kartelës së ndihmës.