%brandDTD; %platformDTD; ]>
Këtu mundeni të caktoni faqen (ose grup skedash) të cilën &brandShortName;-i do ta shfaqë kur e nisni ose shtypni butonin Hyrje. Jepeni vendndodhjen te kutia e Vendndodhjes(ve).
Klikoni Përdor faqe të Çastit(s) për të përdorur faqen që po vizitoni për çastin. Mundeni po ashtu të përdorni hyrje të shumëfishta. Nëse është është hapur më tepër se një skedë shfletuesi, ky buton do të caktojë tërë grupin e skedave si faqe hyrëse.
Për të dhënë një hyrje duke përdorur një faqerojtës, klikoni Përdor Faqerojtës.... Mundeni madje të përzgjidhni për t'u përdorur një dosje të tërë faqerojtësish!
Nëse nuk doni të ngarkohet një faqe hyrëse, klikoni Përdor Faqe Bosh.
Klikoni butonin Gërma & Ngjyra... për të ndryshuar gërmat dhe ngjyrat e përdorura si parazgjedhje prej &brandShortName;-it.
Gërma për:
Normalisht, faqet web shfaqen me gërmat parazgjedhje të caktuara nga shfletuesi juaj
ose me gërma të zgjedhura nga autorët e faqeve web.
Për të ndryshuar gërmat parazgjedhje:
gërmat Monospace
.Mundeni po ashtu të caktoni qartësinë e ekranit, e cila normalisht është 96 dpi.
Së fundi, mund të caktoni madhësi më të vogël gërmash që përdoret në ekran. Kjo mund të jetë e dobishme në disa "site"-e që përdorin gërma shumë të vogla që mezi lexohen.
Tekst dhe Sfond
Këtu mund të ndryshoni parazgjedhjet për tekst dhe ngjyra sfondi që përdoren në faqe web
të cilat nuk kanë të tilla të caktuara. Klikoni në mostrat e ngjyrave për të përzgjedhur
ngjyra.
Përdor ngjyra sistemi
'
I vini shenjë këtij &pref.singular; për të përdorur ngjyrat e përcaktuara në rregullimet e
OS-it tuaj në vend të ngjyrave të caktuara më sipër.
Ngjyra Lidhjeje
Këtu mund të ndryshoni parazgjedhje ngjyrash për lidhje Web. Klikoni në mostra ngjyrash
për të përzgjedhur ngjyra.
Nënvijëzo lidhje
Si parazgjedhje, lidhjet në faqe web janë të nënvijëzuara. Për ta çaktivizuar
çshenjojeni këtë &pref.singular;. Vini re që mjaft "site"-e përcaktojnë
rregulla të vetët për stilin dhe ky &pref.singular; nuk ka efekt në këta "site"-e.
Përdor përherë:
Gërmat e mia
&brandShortName;-i si parazgjedhje përdor gërmat e caktuara nga autori i faqes "web".
Aktivizimi i këtij &pref.singular;i do të detyrojë tërë "site"-et të përdorin gërmat tuaja
parazgjedhje.
Ngjyrat e mia
&brandShortName;-i si parazgjedhje përdor ngjyrat e caktuara nga autori i faqes "web".
Aktivizimi i këtij &pref.singular;i do të detyrojë tërë "site"-et të përdorin ngjyrat tuaja
parazgjedhje.
Disa faqe web ofrohen në më tepër se një gjuhë. Klikoni butonin Gjuhë për të përcaktuar gjuhën tuaj të parapëlqyer.
Përzgjedhje Gjuhe
Për të shtuar një gjuhë, shtypni Përzgjidhni gjuhë për t'u shtuar..., zgjidhni gjuhën,
dhe klikoni butonin Shtoje. Hiqni një gjuhë duke e përzgjedhur prej listës së gjuhëve
vepruese dhe duke klikuar butonin Hiqe.
Mund t'i rendisni gjuhët për të përcaktuar të parapëlqyerën për rastin kur një faqe ofrohet në dy ose më shumë nga gjuhët tuaja të përzgjedhura. Bëjeni këtë duke përdorur butonat Ngjite dhe Zbrite.
Kodim Gërmash
Kodimi i gërmave i përzgjedhur këtu do të përdoret për të shfaqur faqe të cilat
nuk e kanë të caktuar cilin kodim të përdoret.
Mund ta vini &brandShortName;-in si shfletuesin tuaj parazgjedhje duke klikuar Vëre si Shlfetuesin Parazgjedhje. Kjo do të sigurojë përdorimin e &brandShortName;-it kurdo që një zbatim përpiqet të shfaqë një faqe web ose kur hapni një kartelë HTML.
Organizmi juaj ose mundësuesi i shërbimit internet mund t'ju ofrojë ose ta ketë të nevojshëm përdorimin e një "proxy". Një "proxy" vepron si një ndërmjetës midis kompjuterit tuaj dhe Internetit. Kap tërë kërkesat drejt Internetit për të parë nëse mund të përmbushë kërkesën duke përdorur fshehtinën e vet. "Proxy"-t përdoren për të përmirësuar sukseshmërinë, filtruar kërkesat, dhe fshehur kompjuterin tuaj prej Internetit me qëllim përmirësimin e sigurisë. "Proxy"-t janë shpesh pjesë e një "firewall"-i korporate.
Formëso "Proxy"-t për Hyrje në InternetPaneli i Vetësisë përmban &pref.plural; të lidhura me vetësinë tuaj. Ndërsa shfletoni në web, të dhëna se ku keni qenë, cilat faqe keni vizituar, etj. ruhen këtu. Në çdo pjesë mund të klikoni butonin Pastro për t'i fshirë ato të dhëna. Me rrugë tjetër mund t'i fshini tërë të dhënat e ruajtura gjatë shfletimit duke klikuar Pastro Tërë. Para pastrimit do të shfaqet një dialog ripohimi.
Për të shfaqur &pref.plural; që lidhen me një ndarje të caktuar, zgjerojeni ndarjen duke klikuar te butoni i vogël +.
Këtu mund të caktoni se për sa ditë doni që shfletuesi të mbajë mend cilat faqe keni vizituar. Parazgjedhja është 9 ditë.
Ruaj të dhëna që jap në formularë faqesh web dhe Shtyllë
Kërkimesh
Kur ju jepni të dhëna në formularë web, &brandShortName;-i
mban mend çfarë shtypni dhe jep automatikisht sugjerime kur jepni sërish të dhëna.
Për ta ndaluar këtë lloj sjellje, çshenjoni këtë &pref.singular;.
Mba men Fjalëkalime
&brandShortName;-i mund
të ruajë në mënyrë të sigurtë fjalëkalime që ju jepni në formularë faqesh web
për ta bërë më të lehtë futjen te këta "site"-e web. Lini bosh kutizën
për të parandaluar mbajtjen mend nga &brandShortName;-i të fjalëkalimeve tuaj.
Shihni Fjalëkalime të Ruajtur
Mund të administroni fjalëkalimet
e ruajtur dhe të fshini fjalëkalime të veçantë duke klikuar te butonin
Shihni Fjalëkalime të Ruajtur.
Caktoni/Ndryshoni Fjalëkalim të Përgjithshëm...
&brandShortName;-i mund të mbrojë të dhëna të rezervuara si fjalëkalime të ruajtur
dhe dëshmi. Nëse krijoni një Fjalëkalim të Përgjithshëm, &brandShortName;-i do të
kërkojë që ta jepni një herë për çdo sesion në kohën që nevojitet. Mund ta caktoni,
ndryshoni ose fshini fjalëkalimin e përgjithshëm duke klikuar te ky buton.
Përgjegjësi i Shkarkimeve (mund ta gjeni te
ose duke shtypur shkurtprerjen përkatëse) ruan shkurtprerje te shkarkimet tuaj më të fundit. &pref.plural;t për shkarkimet janë të mundshëm te Panel Shkarkimesh.Një "cookie" është një kartelë e krijuar nga një "site" web që ruan të dhëna në kompjuterin tuaj, si p.sh. parapëlqime që lidhen me vizitën në atë "site".
Për të shfaqur Përgjegjës "Cookie"-sh klikoni Shihni "Cookie".
Lejo "site"-e të vendosin "cookie"
Si parazgjedhje, "cookie"-t janë të aktivizuara. Çshenjojeni këtë &pref.singular; për
të çaktivizuar përdorim "cookie"-sh. Vini re që disa "site"-e mund të mos punojnë si duhet
kur "cookie"-t janë të çaktivizuara.
Mësoni më tepër rreth "cookie"-sh, &pref.plural;ve vetjake, dhe se si mund të mund të kontrolloni cilët "site"-e e kanë të lejuar të vendosin "cookie" në kompjuterin tuaj duke lexuar rreth Administrim "Cookie-sh.
Faqet që shihni ruhen normalisht në një dosje të "fshehtë" të veçantë për parje të shpejtë herës tjetër që vizitoni të njëjtën faqe. Këtu mundeni caktoni sasinë e hapësirës së diskut që mund të përdorë fshehtina.
Blloko Dritare Flluckash
&brandShortName;-i, si parazgjedhje, bllokon
dritare bezdisëse flluckash prej "site"-esh web. Duke çshenjuar këtë &pref.singular; bllokimi
i flluckave do të çaktivizohet.
Disa "site"-e web i përdorin ligjërisht flluckat. Prandaj, mund të lejoni sidoqoftë këta "site"-e të hapin fllucka. Për të bërë këtë, klikoni "Site"-e të Lejuar, jepni emrin e "site"-it, dhe klikoni Lejo.
Për të hequr një "site" web prej liste, përzgjidhni dhe mandej klikoni Hiq "Site". Për të pastruar tërësisht listën, klikoni Hiq Tërë "Site"-et. Klikoni OK për të ripohuar ndryshimet tuaj ose klikoni Anuloni për të mos i bërë ata.
Lejo "site"-e web të instalojnë "software"
"Site"-ve web, si parazgjedhje, u lejohet të instalojnë "software" si p.sh. zgjerime
dhe tema. Sidoqoftë, &brandShortName;-i do t'ju kërkojë përherë të ripohoni
instalimin e "software"-ve. Çshenjojeni këtë &pref.singular; për të çaktivizuar plotësisht
instalim zgjerimesh dhe temash.
Aktivizimi i këtij &pref.singular; është i mjaftueshëm për instalim temash. Zgjerimet janë më të fuqishëm se temat ama, ndaj ju duhet shprehimisht të lejoni një "site" web të instalojë zgjerime prej tij. Për këtë, klikoni "Site"-e të Lejuar, jepni emrin e "site"-it, dhe klikoni Lejo.
Ngarko Pamje
Si parazgjedhje, pamjet prej faqesh web ngarkohen.
Çshenjojeni këtë &pref.singular; për të çaktivizuar tërësisht ngarkimin e pamjeve.
Nëse i aktivizoni pamjet, duke klikuar Përjashtime mund të ndryshoni cilët "site"-e bllokohen ose cilët "site"-e mund të ngarkojnë pamje . Futuni te "site"-i të cilin doni t'i lejohen/mohohen pamjet dhe klikoni Lejo për të lejuar pamjet, ose klikoni Blloko për t'i bllokuar ato. Klikoni OK për të ripohuar ndryshimet tuaj, ose klikoni Anulo për t'i anuluar ata.
Aktivizo Java
Java është një gjuhë popullore programimi për web e zhvilluar
nga Sun Microsystems. Një program i vetëm Java mund të xhirojë në plot lloje të ndryshëm kompjuterash,
duke shmangur nevojën që programuesit të krijojnë një version të veçantë të secilit program
për secilin lloj kompjuteri.
Çshenjojeni këtë &pref.singular; për të çaktivizuar programthet Java në &brandShortName;. Vini re që
me qëllim që të punojnë programthet Java, duhet të instaloni shtojcën Java.
Aktivizo JavaScript
JavaScript është një gjuhë "scripting"
gjerësisht e përdorur për të ndërtuar faqe web. JavaScript është shpesh e përdorur
për të vlerësuar në mënyrë dinamike formularë dhe përzgjedhur butona.
Çaktivizimi i JavaScript-it mund të bëjë gjë disa "site"-e të mos punojnë në rregull.
Është e këshillueshme të mbani JavaScript-in veprues, por ka disa funksione të cilët do të donit ti çaktivizoni. Klikoni butonin Të mëtejshme... për të shfaqur këta &pref.plural;.
Ky panel kontrollon se si &brandShortName;-i trajton tipe të ndryshëm kartelash si zbatime, kartela të ngjeshura, dhe kartela multimedia.
Pyetmë për çdo kartelë ku ta ruash
&brandShortName;-i do t'ju pyesë se ku doni të ruhet kartela kurdo që ju shkarkoni një
kartelë.
Ruaj tërë kartelat tek kjo dosje:
Ky është &pref.singular; parazgjedhje
te &brandShortName;-i, dhe dosja parazgjedhje është Desktopi. Mund të caktoni një dosje
tjetër ku të ruhen tërë shkarkimet, si dosja "Shkarkimet e Mij" për shembull.
Duke përzgjedhur Tjetër... prej listës së dosjeve të mundshme mund të shkoni
drejt një dosjeje të caktuar. Për të shfaqur dosjen, klikoni butonin Shfaq Dosje.
Kjo do të hapë dosjen në përgjegjësin parazgjedhje të kartelave.
Kjo listë përmban tipe kartelash të shkarkuara. Mund të zgjidhni ç'duhet të bëjë &brandShortName;-i me ta duke klikuar në një tip të caktuar kartele. Përzgjidhni tipin e kartelës që doni të ndryshoni dhe klikoni butonin Ndryshoni Veprim ....
Kështu do të shfaqet dritarja Ndryshoni Veprim, ku mund të zgjidhni që një tip i caktuar kartelash të hapet nga një zbatim ose të ruhet në disk. Për shembull, nëse shihni mjaft kartela media në faqe web, mund të caktoni që &brandShortName;-i të hapë përherë kartelat media me luajtësin tuaj të mediave në vend që t'ju pyesë për çdo kartelë media se ku ta ruajë.
Për të hequr një rregull automatizimi për një tip kartelash, përzgjidheni atë tip kartelash dhe klikoni butonin Hiq.
Prej panelit Shkarkime, mundet gjithashtu të kontrolloni shtojcat për &brandShortName;-in. Klikoni butonin Shtojca... për të shfaqur dritaren e Shtojcave:
Prej kësaj dritareje, mund të kontrolloni cilat shtojca të &brandShortName;-it mund të xhirojnë. Për shembull, nëse në përgjithësi nuk i pëlqeni animacionet Flash por prapëseprapë e keni të nevojshme pasjen të instaluar të shtojcës, mund ta çaktivizoni shtojcën prej këtu. Kjo do të bllokojë çfarëdo reklame dhe animacioni Flash derisa ta aktivizoni shtojcën sërish.
Paneli Të mëtejshëm përmban mjaft &pref.plural; që ka pak mundësi të përdoren nga shumica e përdoruesve por që prapëseprapë janë të dobishëm dhe ngandonjëherë &pref.plural;e kritikë për disa.
Zhvendos "system caret" bashkë me ndryshime fokusi/përzgjedhjeje
Përcakton
të përdoret apo jo "system caret" kurdo që ndryshon fokusi apo përzgjedhja.
Disa ndihmësa hyrshmërie, si p.sh lexuesa ekrani apo zmadhuesa ekrani, përdorin
"system caret" për të përcaktuar cilat zona të ekranit të lexohen apo zmadhohen.
Përdor Gjej Në Shtypje e Sipër
Kur ky &pref.singular; është veprues,
&brandShortName;-i do të gjejë brenda faqes web atë që shtypni ndërkohë që e shtypni.
Kur teksti i shtypyr gjendet në faqe Paneli i Gjetjeve do të shfaqet automatikisht
në fund të dritares për të treguar të dhëna se çfarë është gjetur.
Ripërmaso pamje të mëdha t'i nxërë dritarja e &brandShortName;-it
Kjo karakteristikë është e ngjashme me atë të parë te Internet Explorer-i. Bën
që pamje të mëdhaja që mund t'i nxërë ekrani të tkurren automatikisht kështu që
ju të mund të shihni tërë pamjen. Klikoni mbi pamjen për ta parë sa madhësia e plotë.
Përdor vetërrëshqitje
Vetërrëshqitja është një karakteristikë e dobishme
që ju lejon të parakaloni një faqe thjesht duke mbajtur të shtypur butonin e mesit të miut
(zakonisht rrotëza e rrëshqitjeve) dhe të lëvizni miut lart a poshtë. Disave kjo ju duket
e bezdisshme, kështu që vetërrëshqitja mund të çaktivizohet përmes këtij &pref.singular;i.
Përdor rrëshqitje të butë
Rrëshqitja e butë është ende deri diku
eksperimentale në &brandShortName;, por mund të jetë shumë e dobishme nëse lexoni plot
faqe të gjata. Normalisht, kur shtypni tastin Page Down, pamja zbret drejtpërsëdrejti një faqe
më poshtë. Me Rrëshqitjen e Butë, rrëshqet poshtë më butë, e kështu është e mundur
të shihni se sa rrëshqet. Kjo e bën më të lehtë rimarrjen e leximit atje ku qetë përpara.
Hapi lidhjet prej zbatimesh të tjerë në:
Kur të tjerë
zbatime në kompjuterin tuaj shfaqin një faqe web, &brandShortName;-i e hap faqen
në skedën ose dritaren e shfaqur së fundmi. Duke ndryshuar këtë &pref.singular; mund
ta bëni &brandShortName;-in të hapë faqen gjetkë.
Detyro lidhje që hapin dritare të reja t'i hapin në:
&brandShortName;-i
hap prej lidhjesh dritare të reja kur e kërkojnë këtë faqet web. Nëse parapëlqeni të
përdorni skeda gjatë shfletimit, kjo sjellje mund të jetë jo produktive. Mund ta detyroni
&brandShortName;-in t'i hapë gjetkë lidhjet që ndryshe do të hapeshin në dritare të reja.
Për këtë, përzgjidhni kutizën për këtë &pref.singular; dhe zgjidhni sjelljen
që dëshironi.
Fshih shtyllën e skedave kur ka vetëm një "site" web të hapur
Nëse jeni
duke parë vetëm një faqe web në një dritare &brandShortName;-i, shtylla e skedave nuk shfaqet.
Çshenjojeni këtë &pref.singular; në doni që shtylla e skedave të shfaqet përherë.
Përzgjidhni skeda të reja të hapura prej lidhjesh
Kur klikoni
me butonin e mesit mbi lidhje Web (ose mbani të shtypur &accelKey; ndërkohë që
klikoni me butonin e majtë të miut), lidhjet do të hapen në skeda të reja. Ajo skedë
nuk do të shfaqet drejtpërsëdrejti; do të ngarkohet në skedë të prapme. Përndryshe,
shenjojeni këtë &pref.singular; për të ngarkuar lidhjet në skeda të përparme,
çka do të shfaqë skedën drejtpërsëdrejtë.
Përzgjidhni skeda të reja të hapura prej faqerojtësish ose historiku
Kur hapni
faqerojtësa ose faqe web prej historikut tuaj të shfletimeve në një skedë të re,
&brandShortName;-i automatikisht përzgjedh skedën dhe dhe shfaq faqen web të hapur rishtaz.
enjojeni këtë &pref.singular; për të ngarkuar faqerojtësa dhe faqe prej historikut tuaj
të shfletimit në skedë të prapme.
Sinjalizo kur mbyllen skeda të shumëfishta
Kur mbyllni një dritare me
shumë skeda të hapura, &brandShortName;-i do t'ju kërkojë të ripohoni zgjedhjen tuaj. Kjo
ju shmang mbylljen padashje të tërë dritëres kur doni të mbyllni vetëm skedën e çastit.
enjojeni këtë kutizë për të mos pasur sinjalizim dhe që &brandShortName;-i të mbyllë
automatikisht dritaren.
&brandShortName;-i mund të kontrollojë nëse ka ndonjë version të ri të zgjerimeve të instaluar ose të vetë &brandShortName;-it.
&brandShortName;-in
&brandShortName;-i, si parazgjedhje, do të kontrollojë periodikisht dhe t'ju njoftojë
kur të ketë një version të ri të mundshëm. Çshenjojeni këtë &pref.singular;
për të çaktivizuar kontrolle periodikë.
Zgjerimet dhe Temat e Mija
&brandShortName;-i , si parazgjedhje, do të kontrollojë periodikisht dhe t'ju njoftojë
kur të ketë version të ri të mundshëm për një nga zgjerimet tuaj të instaluar. Çshenjojeni këtë
&pref.singular; për të çaktivizuar kontrolle periodikë.
Klikoni butonin Kontrollo Tani për të kryer dorazi një kontroll për përditësime të &brandShortName;-it dhe zgjerimeve të instaluar.
Përdor SSL 2.0
Përcakton nëse doni apo jo të dërgoni dhe merrni
të dhëna të sigurta përmes SSL2 (Secure Sockets Layer Level 2), protokolli
standard për transmetime të sigurtë. Tërë "site"-et web të sigurtë e mbulojnë këtë
protokoll.
Përdor SSL 3.0
Përcakton nëse doni apo jo të dërgoni dhe merrni
të dhëna të sigurta përmes SSL2 (Secure Sockets Layer Level 3), një
protokol për të cilin është synuar të jetë më i sigurtë se SSL2. Vini re që disa "site"-e web
mnd të mos e mbulojnë këtë protokoll.
Përdor TLS 1.0
Përcakton nëse doni apo jo të dërgoni dhe merrni
të dhëna të sigurta përmes TLS (Transport Layer Security), një standard i hapur sigurie
i ngjashëm me SSL3 (Secure Sockets Layer). Vini re që disa "site"-e web
mnd të mos e mbulojnë këtë protokoll
Dëshmitë ndihmojnë kryerje kodimesh dhe çkodimesh lidhjesh te "site"-e të sigurtë.
Përzgjedhje Dëshmie Klienti
Kur një "site" web kërkon një lidhje të
sigurtë, &brandShortName;-i automatikisht, si parazgjedhje, do të përdorë një dëshmi të
përshtatshme. Nëse doni ta zgjidhni dëshminë dorazi(për shembull, nëse doni të përdoret
një tip i caktuar kodimi në vend të atij që është përzgjedhur automatikisht),
përzgjidhni &pref.singular;in "Pyet Çdo Herë" dhe do të keni kontroll të plotë
se cilat dëshmi përdorni ndërsa shfletoni.
Administro Dëshmi
Klikoni butonin Administro Dëshmi...
për të parë dëshmi të ruajtura, importuar dëshmi të reja, dhe kopjeruajtur
ose fshirë dëshmi të vjetra në &brandShortName;.
Administro Pajisje Sigurie
Pajisjet e sigurisë mund të kodojnë dhe
çkodojnë lidhje dhe depozitojnë dëshmi dhë fjalëkalime. Nëse keni nevojë të përdorni
një pajisje sigurie tjetër nga ajo e &brandShortName;-it, klikoni butonin
Administro Pajisje Sigurie....
Vleftësimi siguron që dëshmitë e përdorura prej &brandShortName;-it nuk janë të vjetëruara.
CRL
&brandShortName;-i mund të përdorë CRL-ra (të njohura edhe si
Lista Shfuqizimesh Dëshmish) për të siguruar që dëshmitë tuaja të moj jenë të pavlefshme.
Nëse ju duhet të shtoni në &brandShortName; një CRL ose doni të shihni të dhëna rreth CRL-rash
që keni instaluar, klikoni butonin Administro CRL....
OCSP
OCSP (Online Certificate Status Protocol) është një rrugë
për të vleftësuar dëshmitë tuaja sa herë që ato shihen ose përdore.
&brandShortName;-i nuk përdor OCSP si parazgjedhje, por nëse doni ta keni veprues,
këtë mund ta bëni këtu. Ka shumë gjasa që do t'ju duhet ta ndryshoni këtë vetëm
vetëm nëse e kërkon mjedisi Internet.
Copyright © 2003-2004 Pjesëmarrësit te Projekti Mozilla Help Viewer.