&brandShortName;-i ka një veçori të re që
imporon rregullimet tuaj ekzistues prej Internet Explorer-it. Kjo do
të ndodhë pasi të instaloni fillimisht
&brandShortName;-in (dhe është e mundshme edhe më
vonë përmes Kartelë > Importo),
dhe provon të
importojë Favoritët tuaj IE, “cookies”, fjalëkalime
të ruajtur, dhe një larmi të dhënash të
tjera. Kjo ju kursen kohë në përshtatjen e
&brandShortName;-it sipas nevojave tuaja.
Karakteristika të
&brandShortName;-it
Shfletim me Skeda: Në vend që të hapet një dritare shfletuesi e
veçantë për çdo “site“ që doni të
vizitoni, mund të hapni shumë syresh brenda së
njëjtës dritare dhe të zhvendoseni ndërmjet tyre
si mes skedash. Mundet gjithashtu të caktoni një grup
skedash si faqen tuaj hyrëse. Për më tepër të dhëna shihni Shfletim me Skeda.
Kontrolle Dritaresh
Fllucka: Ju mundëson të lejoni ose të
bllokoni dritare flluckash.
Përgjegjës "Cookie"-sh: Ju lejon të ndryshoni sjelljen e &brandShortName;-it
kur pranohen "cookie".
Përgjegjës Shkarkimesh: Organizon shkarkimet tuaj duke i ruajtur në
një dritare të vetme për të shmangur rrëmujën.
Keni kuadër të plotë statistikash shkarkimesh pa
përdorur dritare të shumëfishta të panevojshme
për çdo shkarkim.
Përgjegjës Pamjesh: Ju krijon
mundësinë të çaktivizoni pamje prej disa
“site“-sh Web ose çaktivizoni tërësisht ato.
Kjo është e dobishme nëse do të donit të
zvogëloni kohën që u duhet “site“-ve Web të
ngarkohen.
Shkurtprerje Tastiere
Do të vini re që Microsoft Internet Explorer-i dhe
&brandShortName;-i kanë të përbashkëta mjaft
nga tastet për shkurtprerje. Për një listë të
plotë tastesh shkurtprerje, shihni Listë
Shkurtprerjesh Tastiere për &brandShortName;-in.